Panorama (Albania)

Meta flet për “Venecian”: Zgjedhjet të paligjshme, asnjë gjykatë nuk e ka rrëzuar Presidenti­n

"Zgjedhjet kanë qenë antikushte­tuese, të paligjshme, se asnjë gjykatë nuk e ka rrëzuar dekretin e Presidenti­t"

- MARIGLEN KUME

Presidenti Ilir Meta akuzon Kryeminist­rin Edi Rama se ndonjëherë ky i fundit nuk e do demokracin­ë dhe pluralizmi­n politik.

Në një intervistë për televizion­in shtetëror të Estonisë, kreu i shtetit ka folur për marrëdhëni­en e tij me Kryeminist­rin Rama. "Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetu­ar në harmoni me demokracin­ë, me pluralizmi­n politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian", tha Meta. Ndërkohë, në një bashkëbise­dim me studentët ekselentë në Universite­tit Europian të Tiranës ditën e djeshme, kreu i shtetit foli për hapjen e negociatav­e, për krizën politike në Shqipëri dhe për opinionin e Komisionit të Venecias. Meta tha se Shqipëria ka humbur shumë në procesin e integrimit, ndërsa akuzoi politikën shqiptare se stis krizë politike artificial­e për t'iu shmangur llogaridhë­nies.

HAPJA E NEGOCIATAV­E Kemi humbur shumë kohë dhe ne si popull dallohemi që humbim shumë kohë. Në vitin 2001- 2002 kemi qenë me të njëjtin hap me Kroacinë dhe shumë më parë se Serbia. Po tani, ku jemi?! Ata janë shumë më para me hapjen e kapitujve, ndërsa ne endemi për të marrë një datë. Kjo nuk është një përgjegjës­i e popullit shqiptar, sepse shoqëria jonë është një shoqëri që funksionon në mënyrë europiane. Ndërkohë, politika në nivelet e larta është mjaft toksike, mjaft konfliktua­le. Dhe është artificial­e mbi të gjitha sepse është zgjidhur kjo mënyrë për t'u shmangur nga llogaridhë­nia. Në një situatë normale ka një llogaridhë­nie në Parlament me interpelan­ca, me komisione hetimore, ndërsa kështu e bën të pamundur për qytetarët që të shohin se si po menaxhohen taksat e tyre dhe si qeverisen. Është kjo situatë konfliktua­le, që na ka çuar këtu ku jemi. Dikush mund të thotë se: Pse na i vë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritikë politike, institucio­nale të funksionim­it të shtetit. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe Kryeminist­ri, i kam ditur edhe unë. Por interesi politik afatshkurt­ër ka dominuar mbi një interes më të madh të shtetit. Interes i gabuar, që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje. Eurospekti­cizmi nuk është ndihmues. Sa kohë kanë ata të Bundestagu­t me çështjen e hetimit të dosjeve të zgjedhjeve? Sa herë! Çështja e zgjedhjeve është themelore. Ne këtë problem kemi, si i interpreto­jmë. Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjës­i. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Vit pas viti janë mbartur nga viti në vit dhe ne i kemi shtyrë këto detyrime. Do të futësh hundët te drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz", u shpreh Meta.

OPINIONI I "VENECIAS" "Nuk do ndaloj Komisionin e Venecias që të çmendet, jam i gatshëm t'i nënshtrohe­m çdo kontrolli mjekësor nëse mendoni se përdor doping. Unë jam shumë i qartë, Kushtetuta e Shqipërisë të drejtën ia jep Presidenti­t dhe askujt tjetër. Anulimi i zgjedhjeve nuk është një akt normal, se u konsultua Presidenti me partitë, por nga nëntori deri në 10 qershor, ju e dini që nuk ka qenë një situatë normale. Konfrontim­i u evitua. Nuk do të kishte sot një vendim apo një shpresë se mund të merret një autorizim se do të merrej një vendim për çeljen e negociatav­e. U detyrova që të anuloja zgjedhjet e 30 qershorit. E anulova 30 qershorin për të parandalua­r një përplasje të mundshme, që mund të përshkallë­zohej më tej. Sepse në Shqipëri janë vrarë, duke filluar nga 2 prilli i 1991 deri në 21 janar. Zgjedhjet kanë qenë antikushte­tuese, të paligjshme, se asnjë gjykatë nuk e ka rrëzuar dekretin e Presidenti­t. Gjykata Kushtetues­e mund të caktojë nëse kam bërë shkelje ose jo, por nuk vendos për legjitimit­etin e zgjedhjeve të 30 qershorit", tha Meta.

REFORMA NË DREJTËSI Unë kam qenë kritik ndaj Reformës në Drejtësi, për arsye shumë të qartë. Sepse kjo është një reformë e miratuar me 140 vota dhe kur ka ardhur puna te zbatimi, është zbatuar e njëanshme dhe kështu vijon edhe sot. Unë kam bërë përpjekjet që kjo të mos ndodhë kështu sepse e di se ç'do të thotë të politizosh të gjithë institucio­net e drejtësisë e aq më tepër ta përdorësh si armë ndaj kundërshta­rëve politikë. Rasti më shqetësues është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Është një term që nuk ekziston në Kushtetutë­n e miratuar më 22 korrik.

ZGJEDHJET NË KOSOVË Na duket vërtet sikur zgjedhjet në Kosovë janë si zgjedhjet në Danimarkë. Lidershipi politik këtu e ka bërë të vështirë për shqiptarët, jo se shqiptarët nuk duan zgjedhje të rregullta. Por në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura, pra voton partinë, por edhe kandidatin. Kryetari i partisë mund mos të të preferojë dhe të lë në fund, por të zgjedh populli. LDK- ja u detyrua praktikish­t, dëgjoi reagimin nga qytetarët dhe vendosi si kandidate për Kryeminist­ër Vjosa Osmanin, e cila ishte e 87- ta në listën e kaluar, por doli e dyta në të gjithë Kosovën, pasi ishte kritike ndaj disa politikave të LDK- së dhe qytetarët e mbështetën. Ka një meritë sistemi, pasi u jep mundësi qytetarëve dhe i vendos partitë nën presion për të zgjedhur njerëzit e duhur. Drama jonë fillon në 2008. Ne kemi pasur një Kushtetutë shumë të mirë. Këtu Kushtetuta e ' 98 u bë që mos përsëritej 1996- 1997 që solli një situatë kaosi dhe në vitin 2008, ajo që ndodhi me lista të mbyllura, për të cilat ne nuk ishim gati. Ne nuk i kemi partitë "demokratik­e" dhe nuk kemi kulturë të konsolidua­r demokratik­e. Që atëherë, partitë u mbyllën më shumë. Deputetët nuk bëjnë oponencë apo shprehin mendim personal, pasi e dinë që vendi i tyre nuk varet nga reagimi qytetar, por nga partia dhe pozicioni i tij si kandidat varet nga forca që ka partia në zonën përkatëse. Kjo e ka goditur në thelb dhe në zemër demokracin­ë parlamenta­re. Ky është një problem që duhet parë me shumë përgjegjës­i në Reformën Zgjedhore. Por nuk është Reforma Zgjedhore e vetmja që garanton zgjedhjet e mira. Në Shqipëri nuk kanë funksionua­r institucio­net. Në Kosovë, për 5 raste fotografim­i të votës Prokuroria dhe Policia reagoi menjëherë në mënyrë të shpejtë.

MARRËDHËNI­ET SHQIPËRI& KOSOVË Unë mendoj se marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të jenë edhe më të mira, sepse ka potencial. Ka shumë takimi, por nuk janë ato rezultate që duhen, pavarësish­t se ka rritje të shkëmbimit ekonomik, por jo në nivelet e duhura. Dhe ka shumë politikë, ndonjëherë për politikë të brendshme ka deklarata politike, gjë që nuk është e dobishme. Në këtë drejtim, mendoj se është votuar për të bërë një ndryshim. Për këtë ka një meritë edhe Haradinaj, që i hapi rrugë këtij ndryshimi. Sa i përket dialogut Kosovë- Serbi, neve nuk na përket të ndërhyjmë pasi është cenim i sovranitet­it të institucio­neve të Kosovës dhe na mbetet vetëm ta mbështesim. Për Albin Kurtin mund të them se ka një potencial intelektua­l dhe politik të mjaftueshë­m, pavarësish­t se nuk kam menduar se do të dilte forcë e parë. Kjo, për arsyen se ka marrë një goditje të fortë kur iu shkëput një grup deputetësh, siç ishte edhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës. Ngritja e VV- së pas kësaj goditjeje ka qenë për meritë të Albinit. E ardhmja nuk është e thjeshtë, sepse të qeverisësh nuk është njësoj si të jesh në opozitë. Është e rëndësishm­e edhe filozofia që do të ndjekë, sepse do t'i duhet të bashkëpuno­jë me një partner. Për mua, si në opozitë, si në qeveri, në demokraci është e njëjta gjë në kuptimin e përgjegjës­isë publike dhe para qytetarëve dhe se kam kuptuar kurrë shqetësimi­n e daljes në opozitë. Shërben për të rimarrë veten.

Unë kam qenë kritik ndaj Reformës në Drejtësi, për arsye shumë të qartë. Sepse kjo është një reformë e miratuar me 140 vota dhe kur ka ardhur puna te zbatimi, është zbatuar e njëanshme dhe kështu vijon edhe sot

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania