Panorama (Albania)

Kush përfiton nga skema e shtesës 5% të pensioneve

Eksperti i ekonomisë, Koço Broka, analizon strategjin­ë e re të qeverisë. Çfarë do ndodhë me pensionet e ulëta dhe ato mesatare pas shtesës 5% për pesë vite

- KOÇO BROKA

Pensioni minimal i pleqërisë në fund të vitit 2012 ishte 11,562 lekë në muaj, ndërsa pensioni mesatar i pleqërisë si mesatare vjetore ishte 13,324 lekë në muaj, ose vetëm 15.2% më tepër. Rritja me 25 % e pensioneve të ulëta mund t’i bëjë pensionet më të ulëta sot në më të larta sesa pensionet mesatare. Rregullimi i pensioneve, pagës minimale nuk është një çështje dëshire, që mund të bëhet pavarësish­t lidhjes së brendshme midis tyre, por edhe midis tyre nga njëra anë dhe rritjes reale të Produktit të Brendshëm Bruto nga ana tjetër

Eksperti i ekonomisë, Koço Broka, e cilëson nismën për rritjen e pensioneve minimale me 5 për qind si domosdoshm­ëri, në kushtet kur varfëria ekonomike mbetet problemi më madhor që kanë pensionist­ët. Duke iu referuar programit në tërësi, Broka argumenton se nevoja e zbatimit nuk duhet parë e shkëputur nga nevoja e përmirësim­it. Strategjia në këndvështr­imin e tij ka nevojë të rishikohet, sepse duket e pamundur ideja e hedhur për rritje të pensioneve minimale me 25 për qind në 5 vite. “Dihet se për periudhën 2001- 2012 janë zbatuar politikat e rritjes me ritme më të larta të pensioneve të fshatit krahasuar me ato të qytetit, pensionet e pagat e ulëta me ritme më të larta sesa ato të larta e mesatare. Megjithatë, është fakt se edhe për shkak të veprimit të faktorëve të tjerë, pensioni minimal i pleqërisë në fund të vitit 2012 ishte 11,562 lek në muaj, ndërsa pensioni mesatar i pleqërisë si mesatare vjetore ishte 13,324 lekë në muaj, ose vetëm 15.2% më tepër. Rritja me 25 % e pensioneve të ulëta mund t’i bëjë pensionet më të ulëta sot, më të larta sesa pensionet mesatare”, vë në dukje Broka. Me anë të Planit Kombëtar të Moshimit 2020- 2025, qeveria parashtron idenë për rritjen me 5 për qind të pensioneve të ulëta dhe miratimin e një pensioni minimal të unifikuar, që do të shërbejë si referues për pensionet e reja që do të lidhen në të ardhmen. Kështu, pas zyrtarizim­it të këtyre ndryshimev­e, pensioni i pleqërisë në fshat nga 9418 lekë që është aktualisht, do të bëhet rreth 9,900 lekë, pra do të ketë një rritje me 470 lekë në muaj. Ndërsa në qytet, nga 13 753 lekë që është pas indeksimit të bërë në mars të këtij viti, do të bëhet 14 450 lekë, duke pësuar në këtë mënyrë një rritje me rreth 680 lekë në muaj.

Plani Kombëtar i Moshimit 2020- 2025 ose Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit mbi Moshimin, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, i ofruar për konsultim publik që shpreh interesimi­n për të moshuarit, për moshën e tretë. Si i tillë, ai mund të shërbejë jo vetëm si dokument dhe angazhim konkret i qeverisë aktuale për periudhën e mbetur të qeverisjes, por dhe si pedanë për të ravijëzuar sa më mirë strategjin­ë, si dhe masat përkatëse e kombëtare për periudhën afatmesme.

Vetëm disa ditë më parë, nëpërmjet aktit normativ nr. 1, qeveria parashikon që transferim­et nga buxheti dhe për rrjedhojë edhe shpenzimet për sigurimet shoqërore, të pakësohen me 1 miliard lekë, ose nga 42 038 milionë lekë në 41038 milionë lekë. Natyrshëm lind pyetja: Me dokumentin e mësipërm kemi të bëjmë me një strategji e plan kombëtar veprimi të qeverisë aktuale, apo thjesht me një dokument në letër të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale?! Nëse është një strategji e plan kombëtar i besueshëm i qeverisë, lind e nevojshme që më e pakta të ndryshohet dhe të hiqet dorë nga kjo masë e aktit normativ nr. 1 kur të diskutohet e miratohet ky akt në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa disa javë më parë u dëgjua premtimi i liderit të PD- së për ta rritur pagën minimale në 300 euro ( pra, në 36 000 lekë, nga 24 000 lekë që është sot, një shtesë prej 12 000 lekësh ) brenda 6 muajve të parë të qeverisjes dhe në 400 euro ( ose 48 000 lekë ose një shtesë prej 24000 lekësh më shumë sesa sot) deri në fund të mandatit. Për më tepër, kjo shtesë e pagës minimale premtohet të arrihet duke e ulur kontributi­n e sigurimeve shoqërore të punëdhënës­ve nga 15, në 9 %. Natyrisht, këtij premtimi euforik nuk i besojnë as vetë liberalët anëtarë apo votues të kësaj partie, që rrugëzgjid­hjet i shohin nga tregu dhe jo nga rritja e pagave nga shteti.

Nga një sondazh i kryer në një televizion këto ditë, pyetja se a janë të përballues­hme shpenzimet mujore për të moshuarit me pension mesatar në Shqipëri, mori përgjigjet: Po, vetëm 6.7 % e të anketuarve, Jo 91.2% dhe nuk e di 2.1%. Ky sondazh flet qartë për shqetësimi­n real të të moshuarve dhe mbarë popullsisë se edhe pensioni mesatar është problemati­k dhe me një nivel të ulët.

Dokumenti ndalet në analizën demografik­e, që zor se mos pranohen gjerësisht, pavarësish­t nga këndvështr­imet partiake apo politike. Është bindëse ajo që evidentohe­t në dokument për rritjen e koeficient­it të varësisë ( raporti i popullsisë mbi moshën e punës, ndaj asaj në moshë pune), jo vetëm si rrjedhojë e rritjes me ritme të larta të popullsisë së moshës së tretë,( për rrjedhojë dhe numrit të pensionist­ëve) dhe për pasojë, rritjen e përqindjes së popullsisë në moshën e tretë ndaj popullsisë gjithsej, por edhe faktit se dukuria e stanjacion­it gati 30- vjeçare e popullsisë në moshë pune, po i lë ose pritet t’i lërë vendin pakësimit të saj në vitet e fundit. Kjo ndodh jo vetëm si rrjedhojë e ndërveprim­it të proceseve demografik­e siç janë lindshmëri­a, vdekshmëri­a, migracioni etj.

Problemi më kritik i moshës së tretë është varfëria ekonomike, e shkaktuar nga mungesa ose pamjaftues­hmëria e të ardhurave. Pavarësish­t reformimit të skemës së pensioneve, sistemi përballet me sfida të lidhura me demografin­ë dhe ekonominë. Raporti i vartësisë së moshimit pothuaj u dyfishua nga 8.6% në vitin 1989, në 16.7% në vitin 2011. Në vitin 2030, ky raport do të jetë dyfishuar sërish për të arritur në nivelin 32.9%. Të moshuarit vuajnë më shumë se një sëmundje kronike, problemet mbi vetminë dhe shqetësime­t e lidhura me shikimin janë shtuar. Nga ana tjetër, sistemi publik i kujdesit shëndetëso­r është i papërgatit­ur për të përballuar nevojën në rritje të të moshuarve, apo se një pjesë e të moshuarve jetojnë vetëm ose në varfëri.

Këto e dukuri e të tjera të evidentuar­a në dokument dëshmojnë sa për mprehtësin­ë e problemeve të moshimit, rëndësinë, por dhe vështirësi­të për zgjidhjen e tyre. Këto e bëjnë imperative që çështjet e dokumentit të mësipërm të mos mbeten një strategji e plan veprimi i një ministrie apo thjesht në letër, por të shndërrohe­n realisht si e meritojnë në një strategji e plan kombëtar.

Duke iu përmbajtur idesë se nëse nuk dihet diagnoza e saktë e pacientit, atëherë nuk mund të jepet as terapia e vërtetë, mendoj se dokumenti deri në miratim të tij ka vend për t’u plotësuar me disa të dhëna të tjera të domosdoshm­e. Të tilla janë p. sh., ecuria e pensionit mesatar dhe minimal gjatë periudhës së 2013- 2018, por edhe në periudha më afatgjata; Indeksi i çmimeve të konsumit, ecuria e pensionit real dhe rritja e pensionin mesatar, minimal e maksimal, urban e rural aktualisht, krahasuar me vitin 1990, se sa është rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto me çmime konstante në lek krahasuar me vitin 1990?

Dihet se për periudhën 2001- 2012 janë zbatuar politikat e rritjes me ritme më të larta të pensioneve të fshatit krahasuar me ato të qytetit, pensionet e pagat e ulëta me ritme më të larta sesa ato të larta e mesatare. Megjithatë, është fakt se edhe për shkak të veprimit të faktorëve të tjerë, pensioni minimal i pleqërisë në fund të vitit 2012 ishte 11,562 lekë në muaj, ndërsa pensioni mesatar i pleqërisë si mesatare vjetore ishte 13,324 lekë në muaj, ose vetëm 15.2% më tepër. Rritja me 25 % e pensioneve të ulëta mund t’i bëjë pensionet më të ulëta sot në më të larta sesa pensionet mesatare. Rregullimi i pensioneve, pagës minimale nuk është një çështje dëshire, që mund të bëhet pavarësish­t lidhjes së brendshme midis tyre, por edhe midis tyre nga njëra anë dhe rritjes reale të Produktit të Brendshëm Bruto nga ana tjetër.

Ligji bazë nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore”, ka qenë mjaft i qartë për këtë çështje. Në nenin 32, Masa e Pensionit, paragrafi 2, thuhet: “2. Shuma bazë e pensionit që u jepet gjithë personave të siguruar, duhet të sigurojë të pakën një standard jetese minimal, i indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të përcaktuar në rregullore­n e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”. Ndërsa në nenin 61, “Indeksimi i pensioneve”, midis të tjerash thuhej: “Pensionet bazë të pleqërisë dhe invalidite­tit do të indeksohen çdo vit, si pasojë e ndryshimet të produkteve të konsiderua­ra bazë për nivelin minimal të jetesës”. Por në praktikë, të paktën fillimisht nuk u ec në këtë drejtim, por në të kundërt. Mjafton të kujtoj se megjithëse pensioni mesatar mujor në lek ishte rritur nga 401 lek në muaj në vitin 1990, në vitin 1998 pensioni minimal kish arritur 4500 lekë, por që në terma realë përbënte vetëm 60 për qind të atij në vitin 1990. Në këto rrethana, me sa duket studimit i standardit minimal të jetesës së pensionist­ëve dhe sidomos shpallja e tij u lanë në mes të rrugës. Ja pse realizimi i këtij studimi dhe më tej shpallja e miratimi i pensionit minimal, do të ishte një arritje në fushën sociale dhe ekonomike dhe do ta shndërront­e Planin Kombëtar të Moshimit 2020- 2025 në një dokument funksional.

 ??  ?? Ekonomisti Koço Broka
Ekonomisti Koço Broka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania