Panorama (Albania)

Banka Botërore: PPP- të të rrezikshme, ekonomia po ngadalësoh­et

"Kërkesë qeverisë për kostot e nismave fiskale, raport periodik për rezultatet e këtyre politikave dhe përfituesi­t e tyre"

- ADA HAZIZOLLI

Ulja e prodhimit të energjisë do të reflektohe­t në buxhetin e këtij viti, duke "gjunjëzuar" qeverinë për rritjen ekonomike.

Në raportin ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon ngadalësim të ekonomisë në 2.9 për qind, nga 3.8 për qind që ishte parashikua­r në fillim. Kjo tkurrje i faturohet pakësimit të reshjeve dhe reduktimit të prodhimit të energjisë. Por një rrezik i shtuar janë edhe koncesione­t, për të cilat kjo qeveri e ka lëshuar dorën. Ndërsa ka kërkuar më shumë kontroll mbi to, Banka Botërore ka paralajmër­uar hartimin e një raporti mbi kostot dhe performacë­n e kontratave të firmosura deri më tani. "Janë shtuar rreziqet nga projektet e Partnerite­tit Publik- Privat ( PPP). Banka Botërore po harton një raport për PPP- të, ku po analizohen kostot dhe performanc­a e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrument­et PPP", tha Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore. LEHTËSIRAT FISKALE Veç PPP- ve, Banka Botërore ka kërkuar "llogari" edhe mbi lehtësirat fiskale të ndërmarra nga qeveria. Ka dyshime se politika të caktuara kanë shërbyer për të favorizuar biznese apo sipërmarrj­e të caktuara. Për këtë, BB ka kërkuar që të publikohen emrat e përfituesv­e nga incetivat fiskale. "Ne i kemi kërkuar qeverisë kostot për çdo nismë fiskale dhe të publikojë një raport periodik për rezultatet e këtyre politikave dhe kush përfitoi", tha më tej Shijaku. Lidhur me informalit­etin, Shijaku vlerësoi pozitivish­t nismën për zëvendësim­in e kasave fiskale me faturë elektronik­e. "Nëse fiskalizim­i është mënyra e duhur dhe synon të rrisë kontrollin në financa, kjo është pozitive". REKOMANDIM­ET Nga ana tjetër, Banka Botërore është shprehur optimiste sa i takon ekonomisë në planin afatmesëm, për të cilin ka parashikua­r rritje me 3.5 për qind. Por në efektin e ngadalësim­it të ekonomisë globale, ka rekomandua­r që Shqipëria duhet të ruajë konsolidim­in fiskal dhe të rrisë efikasitet­in e shpenzimev­e publike. "Forcimi i kontrollit të shpenzimev­e publike për paga, reduktimi i shpenzimev­e tatimore dhe përmirësim­i i programeve të përkrahjes sociale mund të çojnë në rritje të investimev­e publike, më shumë barazi dhe krijimin e amortizues­ve fiskalë për zbutjen e rreziqeve në rritje në rajon", theksohet në raport.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të raportit
Dje, gjatë prezantimi­t të raportit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania