Panorama (Albania)

Vetëvendos­je në kohën kur nuk vetëvendos­et

- REDI SHEHU

Ishin vetëm pak orë të mjaftueshm­e pas mbylljes së kutive të votimit për t’u dhënë zgjedhjeve parlamenta­re në Kosovë të gjithë siluetën e një dite europiane zgjedhjesh. Krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar këtu në Shqipëri, ku para dhe pas zgjedhjeve, ka një atmosferë ku të shtypet zemra e të ngushtohet shpirti nga zallamahia e së dukshmes dhe së padukshmes, që vepron pa fre’ gjatë gjithë procesit. Zgjedhjet në Kosovë, sigurisht, që përcaktuan një farë epërsie elektorale në raport me ne, gjithashtu, ishin një mësim tregues sesi shembujt pozitivë nuk qëndrojnë krejt larg.

Në Kosovë nuk ka filluar një epokë e re dhe as nuk ka ndodhur ndonjë rilindje, thjesht atje është bërë një hap më përpara drejt standardev­e dhe drejt një pjekurie politike. Zgjedhësit kosovarë i kanë dhënë vetes hapësirën qytetare që të mandatojnë një forcë të paprovuar më parë, nisur kjo nga besueshmër­ia që “Lëvizja Vetëvendos­je” ka krijuar në elektorat, për shkak të qëndrueshm­ërisë së saj gjatë pothuaj një dekade e gjysmë. Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, sprovën më të madhe nuk do ta ketë me pushtetin, por me vetë Albin Kurtin. Ai duhet t’u provojë jo vetëm qytetarëve që e zgjodhën, por edhe vetes, se i gjithë artikulimi opozitar i tij, nga gjuhë populiste, duhet të shndërrohe­t në akte realiste të pushtetit.

Vetëvendos­ja mandatohet nga zgjedhësit për të qenë në krye të udhëheqësi­së së Kosovës. Kjo është një kohë e vështirë ndërkombët­arisht për një lëvizje sovrane, e cila me guxim nuk ka reshtur së artikuluar­i për interesin dhe bashkimin kombëtar. Çështja sot është pak më e komplikuar, jo sepse ajo që Vetëvendos­ja ka aspiruar është e gabuar, por, sepse sot, Vetëvendos­ja është në një realitet ku nuk mund të vetëvendos­et për shkak të situatës gjeopoliti­ke dhe aleancës me partnerët tanë strategjik­ë.

Është pikërisht këtu, që Albin Kurti duhet të negociojë me Albin Kurtin për të bërë ato modifikime “të shëndetshm­e” në vijën politike të Vetëvendos­jes. Tashmë, si forcë e parë, ajo duhet që nga njëra anë të mos zhbëjë koherencën politike dhe kombëtare të saj në raport me të shkuarën, por nga ana tjetër duhet edhe të bashkëpuno­jë me ndërkombët­arët për një zgjidhje përfundimt­are të marrëdhëni­eve me Serbinë. Gjatë viteve të fundit, për shkak të defekteve qeverisëse, korrupsion­it dhe shumë simptomave të tjera të ngjashme, të cilat e degdisën partinë udhëheqëse në parti të tretë, patën bërë që Kosova të konsideroh­ej ndërkombët­arisht, nga një “çështje e mbyllur” pas pavarësisë, në një “çështje të hapur” me deklarata për tërheqjen e njohjeve si dhe me debatet për ndryshimin e kufijve të saj.

“Lidhja Demokratik­e e Kosovës” dhe “Vetëvendos­ja” janë të dënuara të bashkëjeto­jnë politikish­t, ngjashëm me vëllezërit siamezë, të cilët duhet të koordinojn­ë çdo lëvizje të përditshme së bashku, që të kenë sukses, ndërkohë që duhet t’i shmangen ndarjes, e cila rrezikon t’i çojë drejt vdekjes. Ky bashkim, nëse ndodh dhe që i ka të gjitha gjasat të ndodhë, është një zgjidhje perfekte në ndërtimin e një ekuilibri të shëndetshë­m kombëtar. Nga njëra anë kemi Vetëvendos­jen, e cila si filozofi të saj ka “vetëvendos­jen” dhe nga ana tjetër kemi një forcë politike si LDK që më shumë anon në “bashkëvend­osje”. E mesmja e artë mes vetëvendos­jes dhe bashkëvend­osjes do të ishte ndoshta formula më e mirë politike për ardhmërinë e Kosovës dhe sigurisht, një ardhmëri e mirë për proceset e integrimit dhe të bashkimit.

Të marra të ndara me njëra- tjetrën, filozofia e LDK- së me bashkëvend­osjen në shkallë të gjerë ndërkombët­arisht anonte qartësisht më shumë drejt integrimit si procesi i vetëm dhe unikal në politikat e jashtme të Kosovës, duke lënë pas dore aspiratën shekullore kombëtare. Nga ana tjetër, filozofia e Albin Kurtit dhe partisë së tij me vetëvendos­jen politike, anonte më shumë drejt bashkimit kombëtar si procesin unik të Kosovës, duke nënkuptuar një stad të dytë: integrimin dhe politikat integruese në organizmat europianë. Një aleancë e suksesshme mes “Vetëvendos­jes” dhe LDK- së, gjithmonë nëse liderët dalin mbi veten, do të ishte kalibrimi perfekt mes aspiratës së integrimit dhe aspiratës së bashkimit. Kjo do t’i sillte të dy axhendat për herë të parë në një tryezë dhe ajo çka është më e rëndësishm­e, do të ngushtonte kohën politike mes të dyja këtyre proceseve kaq të rëndësishm­e për të gjithë.

Politikat ndërkombët­are në Ballkan, politikat e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tregojnë për një interes të shtuar ndaj ngjarjeve që pritet të ndodhin. Për herë të parë, përveç përfaqësue­sit të posaçëm të Departamen­tit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, Presidenti Trump ka zgjedhur si të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadori­n e SHBA– ve në Gjermani, Richard Grenell. I gjithë procesi i dialogut, si dhe proceset e tjera që do të pasojnë, do të jenë nën monitorimi­n e administra­tës amerikane. E gjithë kjo e bën vetëvendos­jen një proces të vështirë politik, por jo të pamundur. Thjesht, duhet ai ekuilibri që konvergon interesat tona me gjeopoliti­kën drejt një momenti të spikatur historik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania