Panorama (Albania)

Negociatat, Austria flet për mungesën e unanimitet­it

Senati i Holandës, debat për vendimin. Ministret shqiptare i dërgojnë letër: Na ndihmoni të fitojmë ndaj forcave të errëta

- ARDIT HOXHA

Me vetëm një javë të mbetur nga data kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë nëse do t’i hapin negociatat për anëtarësim në BE këtë vit, çdo diskutim vërtitet rreth Holandës.

Deri më tani është pikërisht Holanda, vendi që shikohet si më skeptiku për t’i dhënë Shqipërisë një “po” për të filluar procesin e negociatav­e me BE. Vetëm pak ditë më parë, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, gjatë një raportimi në Parlament, theksoi se vendi i tij është më shumë i prirur drejt një ndarjeje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Sipas tij, të dyja vendet duhet të vlerëson veçmas në varësi të progresit dhe reformave që kanë kryer, duke theksuar se për Shqipërinë është më shumë i mundshëm një refuzim i hapjes së negociatav­e. Pas një diskutimi në dhomën e përfaqësue­sve, Senati holandez gjithashtu trajtoi këtë çështje. Pas diskutimit në Senatin e Holandës do të jepet dhe udhëzimi për qeverinë e këtij vendi për sa i përket mënyrës si ky vend do të votojë për procesin e negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sakaq, të mërkurën do të ketë një diskutim edhe në Senatin francez, me Presidenti­n Macron, i cili, sipas disa mediave europiane, është më shumë i prirur për të mos t’i ndarë këto dy vende në këtë proces. Ky qëndrim ndryshe i Holandës nga vendet e tjera të Unionit është konfirmuar dje edhe nga ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenbe­rg. Ky i fundit, në vizitën e tij në Tiranë, theksoi se BE është shumë e ndarë në qëndrim për të hapur ose jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por në të njëjtën kohë rikonfirmo­i mbështetje­n e Austrisë në këtë proces. “Javën që vjen, ne do të kemi një vendimmarr­je shumë të rëndësishm­e në Këshillin Europian, ku qëndrimi dhe pozicioni i Austrisë është shumë i qartë. Ne duam një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatav­e. Ne besojmë se kjo është një çështje e kredibilit­etit të BE- së. Ne kemi vendosur kushte dhe këto kushte janë plotësuar dhe tani është koha të japim vendimin tonë në Bruksel dhe të bëjmë atë që na takon. Jemi para diskutimev­e të vështira, ju e dini se ende nuk ka një vendim unanim në Këshill, por ju siguroj se miqtë shqiptarë mund të mbështeten tek Austria dhe ne do të kemi një pozicion shumë të fortë në Këshill. Situata e azilkërkue­sve shqiptarë vijon. Ne jemi në dijeni, por është një situatë që prek Austrinë më pak se shtetet e tjera dhe mund të them që është një gjë që ne e kemi diskutuar me kolegët francezë”, tha ministri i jashtëm i Austrisë, Schallenbe­rg.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenbe­rg
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenbe­rg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania