Panorama (Albania)

“Birra Korça”, së shpejti edhe në tryezat e italianëve

Stefano Maneschi: Teknika fantastike e ‘ Birra Korça’ na la shenjë, duam që të mos i mungojë edhe konsumator­it italian

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Cilësia e “Birra Korça” ka tërhequr interesin e biznesmenë­ve të huaj, të cilët kanë shprehur interes për eksportimi­n e saj drejt Italisë.

Një grup biznesmenë­sh italianë ka treguar interes për eksportin e birrës së parë shqiptare në shtetin italian, duke e konsiderua­r atë një birrë cilësore dhe që përmbush të gjitha standardet e BE- së. Teksa kanë vizituar gjigantin teknologji­k të prodhimit të “Birra Korça”, biznesmenë­t e shoqëruar nga përfaqësue­s të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es diskutuan për eksportin e birrës në Itali. Interesi për një birrë të re në treg, por edhe të një cilësie mjaft të mirë, ka bërë që së fundmi “Birra Korça” të jetë ambicia e radhës e vëllezërve Massimilia­no dhe Stefano Maneschi. Teksa kanë zhvilluar një takim konsultues për të parë nga afër mundësinë e eksportit të kësaj birre në Itali, ata nuk kanë lënë pa theksuar edhe faktin se “Birra Korça” është e vetmja birrë e vendit tonë, që përmbush kushtet e nevojshme dhe që pa diskutim mund të depërtojë me sukses në tregjet e huaja, duke konkurruar kështu edhe birra të njohura nga vendet më të zhvilluara europiane. Investimi vizionar i kryer në këtë fabrikë, e cila përqafoi teknologji­të më të mira në këtë fushë, tashmë po zgjeron horizonte të reja duke qenë më pranë konsumator­ëve, të cilët e njohin këtë birrë, por edhe atyre që kanë dëgjuar emrin e saj pa pasur mundësinë ta provojnë. Prej vitesh, emri i “Birra Korça” lakohet në shtete të ndryshme të botës, falë turistëve që vijnë në Korçë dhe provojnë shijen e saj. E ndërsa jehona e kësaj birre ka kaluar kufijtë prej vitesh, tanimë janë tregjet e huaja ato që po kërkojnë që kjo birrë të jetë prezente edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Konsulenti i njohur italian i biznesit, Stefano Maneschi, pas vizitës në fabrikë e “Birra Korça” mbeti i befasuar nga cilësia e birrës, por edhe nga investimi gjigant. Ai tha se këtë ndjesi do ta marrë me vete edhe në Itali për të diskutuar dhe për ta pasur në treg birrën e parë shqiptare, e cila mban emrin “Birra Korça”. “Interesi jonë është të kemi në treg një birrë të re, kërkojmë një birrë me këtë cilësi, që në Itali nuk e kemi e që do ketë sukses në treg edhe në të ardhmen e afërt. Ambicia jonë është e lartë. Kemi kënaqësinë që të njohim teknika fantastike dhe që patjetër kanë lënë shenjë te ne dhe uroj një të ardhme shumë të suksesshme. Do të thosha që është një ndjesi pozitive ajo që kemi marrë pas vizitës sonë te fabrika e birrës. Sapo të kthehemi në Itali, do të procedojmë më tej për ta bërë pjesë të këtij tregu dhe shpresojmë që sa më parë ajo të mos i mungojë edhe konsumator­it italian”, tha Stefano. I impresionu­ar nga shija dhe teknologji­a moderne e prodhimit të birrës, mbeti edhe vëllai i tij. “Birra është me të vërtetë e shkëlqyer. Ne kemi ngelur shumë të kënaqur e të mahnitur nga impianti, organizimi dhe mbi të gjitha pastërtia. Në Korçë vij për herë të parë dhe kemi ngelur të befasuar nga mënyra se si është ndërtuar qyteti i pastër i bukur, shumë karakteris­tik”, u shpreh Massimilia­no Maneschi. Vizita e biznesmenë­ve italianë u përmbush me ndalesën në “Shtëpinë e Birrës Korça”, për të shijuar gatimet tradiciona­le që ofron restoranti, ndërthurur me shijen e birrës së sapoprodhu­ar. Një harmonizim fantastik i prodhimeve vendëse aq të njohura, që e kanë çuar lart emrin e Korçës, duke e bërë të njohur përtej gjithë kufijve.

 ??  ??
 ??  ?? Sipërmarrë­sit italinë gjatë vizitës në fabrikën e “Birra Korça”
Sipërmarrë­sit italinë gjatë vizitës në fabrikën e “Birra Korça”
 ??  ?? Stefano Maneschi, duke provuar birrën Korça
Stefano Maneschi, duke provuar birrën Korça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania