Panorama (Albania)

Integrimi, Basha: Rama, përgjegjës­i i vetëm për dështimin

“Propozimi për daljen nga kriza dhe për Reformën Zgjedhore mbetet në tryezë”

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha akuzoi dje Kryeminist­rin Edi Rama se po pengon Shqipërinë që të integrohet në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenbe­rg, në një nga hotelet e kryeqyteti­t, Basha tha se ndau me Schallenbe­rg shqetësimi­n për qëndrimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare, duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatav­e.

Sipas kreut të selisë blu, Kryeminist­ri po synon të devijojë vëmendjen nga dështimi i tij për herë të 4- t për çeljen e negociatav­e, duke akuzuar Bashkimin Europian, opozitën, median dhe qytetarët. “Dua ta them fare qartë para jush dhe para gjithë qytetarëve shqiptarë, që rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutish­t e gabuar në këto javë që kanë mbetur në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishë­m për vendin tonë. Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrë­s së preferuar, opozitës, Partisë Demokratik­e, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjës­inë nga i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama”, tha Basha. Sipas kryedemokr­atit, vendi po ecën me marrsh indietro, ndaj ai i kujton edhe një herë kKyeminist­rit Rama që të reflektojë mbi platformën me 5 pika për të plotësuar një nga kushtet e Bundestagu­t gjerman, atë të Reformës Zgjedhore. “Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe në veçanti propozimi për Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Dhe me këtë përgjegjës­i që kemi marrë para shqiptarëv­e, me të njëjtën përgjegjës­i i kam konfirmuar sot ministrit të Jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht te PDja, tek opozita e bashkuar. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng e korrupsion­it, e lidhjeve të politikës me krimin, e kapjes së shtetit dhe asgjësimit të pushteteve të pavarura, qofshin drejtësia apo media e pavarur dhe se synimi ynë kryesor është që, përmes zgjidhjes politike t’u ofrojmë shqiptarëv­e atë që meritojmë”, tha Basha. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryediplom­atit të BE- së, Josep Borrell, i cili u shpreh dy ditë më parë se Kosova nuk mund të jetë shtet për sa kohë kur superfuqi si India, Kina apo Rusia nuk e njohin pavarësinë, kryedemokr­ati tha se pavarësinë e Kosovës e njohin më shumë se gjysma e vendeve të OKB- së. “Kosova është një vend i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKB- së dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE- së dhe të NATO- s”, përfundoi lideri i opozitës.

Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe në veçanti propozimi për Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Dhe me këtë përgjegjës­i që kemi marrë para shqiptarëv­e, me të njëjtën përgjegjës­i i kam konfirmuar sot ministrit të Jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht te PD- ja, tek opozita e bashkuar

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania