Panorama (Albania)

Cakaj: Nuk kam frikë nga votat kundër hapjes së negociatav­e

-

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka bërë një deklaratë të fortë në konferencë­n e përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak, Alexander Schallenbe­rg. Numri një i diplomacis­ë shqiptare, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, u shpreh se nuk u druhet votave kundër Shqipërisë, pasi vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara dhe se angazhimi i diplomacis­ë sonë ka qenë maksimal për të marrë mbështetje­n e të gjitha vendeve anëtare. Ministri në Detyrë, Cakaj, theksoi gjithashtu se përpjekja për të siguruar të gjitha votat po vijon deri në datën 15, kur edhe do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatav­e. “Para se t’i druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalis­ht për të siguruar votat pro. Më tej, në fjalën e tij, ministri Cakaj theksoi se vendi ynë u ka qëndruar korrekt të gjitha kërkesave që do duhej të plotësonte, të caktuara më herët nga organet e Bashkimit Europian. “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatav­e për anëtarësim”. Ministri i Jashtëm në detyrë gjatë takimit me homologun e tij austriak, tha se ka marrë mbështetje­n e fortë të këtij vendi për procesin e hapjes së negociatav­e me BE. Në konferencë­n për mediat, ministri i Jashtëm i Austrisë ka shprehur qartë mbështetje­n e vendit të tij, duke thënë se është i bindur se për Shqipërinë nuk ka alternativ­ë tjetër përveç Bashkimit Europian. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm i Austrisë ka bërë me dije se vendi do të jetë pranë Shqipërisë për ta ndihmuar për pasojat nga tërmeti. Në fjalën e tij për gazetarët, Alexander Schallenbe­rg bëri me dije se vendi i tij ka akorduar një shumë prej 200 mijë eurosh në formë solidarite­ti për Shqipërinë, për të përballuar pasojat nga tërmeti i disa javëve më parë.

 ??  ?? Gent Cakaj
Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania