Panorama (Albania)

LETRA E 8 MINISTREVE TË KABINETIT RAMA

-

“Ne jemi krenarë të ndajmë me ju faktin që vetëm pak ditë më parë, OKB- ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor. Si nëna, si motra dhe si gra që luftojmë për familjet tona dhe vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve dhe ka rëndësi të jashtëzako­nshme për të gjithë shqiptarët, perspektiv­a europiane e vendit tonë. Ne në Shqipëri kemi një admirim për Holandën. Ato çfarë ju keni arritur shërbejnë si një inspirimi për ne vendet e vogla. Ju jeni një komb me tradita të mëdha dhe me rekorde në guximin politik dhe tolerancën shoqërore....”. “Në ditët e sotme, gratë përbëjnë të paktën 50% të të gjitha këshillave të qyteteve dhe 60% të të gjitha pozicionev­e të larta në sektorin publik. Ato drejtojnë institucio­net kryesore, që janë duke luftuar për të konsolidua­r sundimin e ligjit në Shqipëri: Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Kjo arritje ishte e paimagjinu­eshme jo shumë kohë më parë. Ne nuk kemi dyshim se vendi ynë po ndryshon për mirë çdo ditë, por gjithashtu nuk kemi dyshim se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ekziston një çështje më e rëndësishm­e, me rëndësi thelbësore, ku ne dëshirojmë të nxjerrim në pah përparimin që kemi bërë, një çështje që është me shumë rëndësi për ju dhe për Bashkimin Europian në përgjithës­i dhe që është bërë fokusi kryesor i punës së qeverisë sonë vitet e fundit: lufta kundër krimit dhe korrupsion­it. Reforma në Drejtësi që po ndodh në Shqipëri, njihet nga Komisioni i BE- së si një model për të gjithë rajonin. Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ka çuar në një pastrim radikal të sistemit...” “Ka, nga ata që nuk duan që ta fitojmë këtë betejë. Mjerisht, disa nga ata janë edhe në vendin tonë, disa që janë humbur sepse e kuptojnë se një Shqipëri moderne, përparimta­re, europiane nuk do të jetë një vend për ta. Ata e kuptojnë që sa më shumë që Shqipëria bëhet europiane, aq më shumë burimet e paligjshme të të ardhurave dhe fuqisë së tyre do të zhduken. Nuk duhet të habiteni që ata nuk kursejnë asnjë përpjekje dhe po bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre për të ndaluar procesin tonë të integrimit. Një goditje në përpjekjen tonë për të filluar bisedimet e pranimit në BE është fitorja më e madhe për këto forca të errëta. Por ju keni fuqinë ta parandalon­i atë dhe të na ndihmoni t’i mposhtim ata”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania