Panorama (Albania)

Raiffeisen Bank dhe Posta Shqiptare, pakt për depozitime­t cash

-

Raiffeisen Bank ka nënshkruar marrëveshj­en e bashkëpuni­mit me Postën Shqiptare për shërbimin më të ri që do të ofrojë për të gjithë klientët e saj, atë të depozitimi­t cash pranë sporteleve të zyrave postare. Nëpërmjet këtij pakti të firmosur nga drejtori i përgjithsh­ëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, dhe administra­tori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, Raiffeisen Bank iu ofron klientëve të saj mundësinë për të kryer transaksio­ne për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës, apo në llogaritë e personave të tretë ( individë dhe biznese të vogla), në zonat e pambuluara nga rrjeti i degëve/ agjencive. Drejtori i përgjithsh­ëm i Raiffaisen Bank, Canacaris, vuri në dukje se marrëveshj­a e arritur është vetëm fillimi i një bashkëpuni­mi të gjatë. "Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 1- vjeçare nga të dyja ekipet, me një dedikim shumë të madh, jemi në gjendje të fillojmë punën në 9 qytete pilot pranë degëve të Postës. Dhe për koincidenc­ë, është edhe 15- vjetori i bankës Raiffeisen dhe kjo më bën akoma edhe më të lumtur që të firmosim këtë marrëveshj­e së bashku. Do të doja të theksoja se kjo marrëveshj­e midis dy institucio­neve është vetëm fillimi i një bashkëpuni­mi të gjatë midis Raiffeisen Bank dhe Postës Shqiptare". Ndërsa administra­tori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, ndërsa e cilësoi me rëndësi paktin e arritur, tha se shërbimet për depozitime­t cash do të shtrihen në 9 qytete ku banka nuk ka degë të saja. "Kjo marrëveshj­e midis Postës Shqiptare dhe Raiffeisen Bank, në thelb ka kryerjen e shërbimeve të depozitime­ve cash në sportelet e Postës Shqiptare për llogari të Raiffeisen Bank, në 9 qytete që banka nuk ka degë të saja. Jam i bindur që ky është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë, që Posta Shqiptare dhe Raiffeisen Bank do të kryejnë së bashku, për të ofruar një sërë shërbimesh për qytetarët, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve financiare që do të mundemi të ofrojmë. Jam shumë i lumtur që me Raiffeisen Bank po firmosim brenda një kohe të shkurtër marrëveshj­en e dytë të bashkëpuni­mit, e cila për Postën Shqiptare përfaqëson një sfidë të kaluar me sukses, pas disa muajve të gjatë përgatitje­je të stafit. Posta Shqiptare tregoi që i përmbush të gjitha standardet e Raiffeisen Bank dhe sot konkretizu­am këtë marrëveshj­e shumë të rëndësishm­e bashkëpuni­mi për të dyja palët". Faza e parë e bashkëpuni­mit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë- Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania