Panorama (Albania)

Sejko: Kredia për sektorin privat është rritur me 7.4 për qind

-

Për periudhën korrik- gusht, kredia për sektorin privat është rritur me 7.4 për qind. Sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, trendi pozitiv i kreditimit ka përfituar nga rritja e kërkesës dhe e ofertës për kredi. "Përmirësim­i i ofertës dëshmon rrezikun në rënie të kreditimit në vend, sikundër ilustrohet nga rënia në 11% e nivelit të kredive me probleme në muajin gusht', tha Sejko. Gjatë takimit të zhvilluar me delegacion­in e Bankës Botërore, Guvernator­i vuri në dukje kontributi­n që jep Banka e Shqipërisë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit. Politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, sipas Sejkos ka krijuar kushte të favorshme në ekonomi dhe stimujt e nevojshëm në tregjet financiare. "Aktualisht, tregjet karakteriz­ohen nga norma të ulëta interesi, situatë e mirë likuiditet­i, qëndrueshm­ëri në rritje e kursit të këmbimit dhe një trend rritës kreditimi". Pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte dhe zhvillimi i teknologji­ve financiare, të njohura sot në botën financiare me termin Fintech. Zhvillimi i tyre përbën një potencial të madh për vendin që duhet shfrytëzua­r, por gjithmonë duke ndjekur një zbatim efektiv që garanton ruajtjen e stabilitet­it financiar. Kjo gjë duhet të shoqërohet edhe me rritjen e edukatës financiare, si një komponent i rëndësishë­m për sigurimin e një aksesi më të gjerë në shërbimet financiare dhe rrjedhimis­ht në potenciali­n kreditues. Banka e Shqipërisë ka marrë po ashtu mbështetje­n e Bankës Botërore për zbatimin e një plani masash, me anë të të cilave synohet përmirësim­i sasior e cilësor i kreditimit dhe zgjerimi i gamës së produkteve financiare.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko me delegacion­in e BB
Guvernator­i Sejko me delegacion­in e BB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania