Panorama (Albania)

Kurti: Nëse nuk arrijmë marrëveshj­e me LDK, do të shkojmë sërish në zgjedhje

Mustafa: Do të vazhdojmë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendos­je gjatë këtyre ditëve, aty ku i lamë para zgjedhjeve

-

Albin Kurti ka deklaruar se nuk mund të ketë një koalicion tjetër qeverisës, përveç atij mes Vetëvendos­jes dhe LDK- së dhe nëse këto dy forca politike nuk arrijnë marrëveshj­e, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

Në një intervistë për KTV, Kurti, i pyetur për ndonjë opsion tjetër, përveç bashkëqeve­risjes me LDK- në, tha: “Nuk ekziston opsion tjetër. Nuk mund të zëvendësoj­më LDK- në tash me PAN- in. Unë do të filloj bisedimet me LDKnë, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimi­sht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vullnetit të popullit. Në kampin e PANit kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK- në”, u shpreh ai. Sa për mundësinë e mospërfshi­rjes së Listës Serbe në qeverinë e tij, Kurti tha se nuk mundet t’i afrojë deputetët e kësaj liste, që s’e njohin Kosovën. “Unë prej se jam në politikë, jam munduar që të kem ideale. D. m. th., jo vetëm të mbaj interesin e përgjithsh­ëm mbi interesin e veçantë, por të kem etikë... Më e mira do të ishte që PDK- ja dhe Lista Serbe të jenë në opozitë. Këto dyja nuk janë parti, por janë shtete... Do të ishte e pamoralshm­e të kontaktoj e loboj me Listën Serbe kur kam mesazhet e Rashiçit e Nikoliçit, që më urojnë fitoren në zgjedhje. Kemi serbë në Kosovë që thonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Do të filloj me LDK- në, pastaj me të tjerët. Në seancën e parë konstituiv­e nuk mund të mos kem preferencë për serbët, të cilët nuk thonë as ‘ Kosova e Metohia’, e as ‘ institucio­net e përkohshme të Kosovës’, e që nuk e quajnë UÇK- në terroriste”, u shpreh Kurti. Nga Lista Serbe, nënkryetar­i Dalibor Jevtiç tha se “Kushtetuta, në nenin 96 thotë që një përfaqësue­s i serbëve në Qeverinë e Kosovës do të zgjidhet nga shumica e përfaqësue­sve të këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka asnjë debat. Ajo që ka thënë Kurti se do ta marrë nuk e di cilin serb, do të ishte sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për Kryeminist­ër, por do ta marrim dikë tjetër. Kjo thjesht është e pamundur”. Megjithatë, në nenin 96, pika pesë, thuhet: “Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësmi­nistra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicione­ve, nismave qytetare dhe kandidatëv­e të pavarur, të cilët janë deklaruar se e përfaqësoj­në komuniteti­n në fjalë”. Ndërkohë, kreu i LDK- së, Isa Mustafa, ka thënë se këto ditë do të takohet me Kurtin për të diskutuar për mundësitë e bashkëqeve­risjes. “Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për Kryeminist­re, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendos­je, z. Kurti, për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeve­risjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor, por edhe interesin e LDKsë”, ka shkruar Mustafa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania