Panorama (Albania)

Largimi nga SPAK, Donika Prela kërkon të caktohet në Apel

Prela kërkon të caktohet përkohësis­ht në Prokurorin­ë e Apelit ose në atë të Përgjithsh­men

- BLEONA METUSHI

Me anë të një kërkese të dërguar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka kërkuar caktimin e përkohshëm në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, ose në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me.

Kërkesa mësohet se është dërguar në datën 2 tetor, ndërsa është duke u shqyrtuar fillimisht nga Komisioni i Karrierës dhe me shumë gjasë, do të jetë për shqyrtim në mbledhjen e radhës së KLP. Kërkesa e Prelës vjen në një moment kur Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë pritet që të marrë një vendim sa i takon ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, ngritja e së cilës do të çonte Donika Prelën në Prokurorin­ë e Durrësit, ku edhe është e emëruar. Kujtojmë se drejtuesja e përkohshme e Prokuroris­ë për Krime të Rënda kandidoi edhe për të qenë pjesë e SPAK, por nuk arriti të futej në listën e 15 më të mirëve, të përzgjedhu­r nga organi që qeveris Prokurorin­ë. Mungesa e Prelës dhe ishkreut të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, ishte surpriza e listës së miratuar nga KLP, pas një procesi përzgjedhë­s që konsistoi në vlerësimin e punës, integritet­it dhe më pas intervisti­mi i secilit. CAKTIMET E PËRKOHS

HME Duke iu referuar parashikim­eve ligjore, KLP mund të bëjë caktime të përkohshme të prokurorëv­e, ndërsa deri më tani janë bërë në bazë të nevojës së sistemit. Që prej nisjes së detyrës, Këshilli ka bërë disa caktime të përkohshme, për të mbuluar mungesat apo vakancat e krijuara nga procesi i rivlerësim­it kalimtar, vetingut. Kujtojmë se Prela ka është e emëruar në Prokurorin­ë e Durrësit, ku prej vitit 2004 ka qenë Drejtuese e Forcës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ( Task Forcë) të krijuar pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ndërkohë, nga shkurti i 2017- ës, deri në janar 2018, ka qenë drejtuese e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko- Financiar dhe Kibernerne­tik. Pesë muajt e parë të vitit 2018 ka mbajtur detyrën e drejtueses së Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

URDHRI Donika Prela u caktua përkohësis­ht drejtuese e Prokuroris­ë për Krime të Rënda në maj të 2018, nga Prokurorja e Përkohshme e Përgjithsh­me, Arta Marku. Prokurorja e Përgjithsh­me, znj. Arta Marku, me urdhrin nr. 136, dt. 9 maj 2018, vendosi largimin nga detyra të drejtuesit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdaramat­aj, i cili mbetet prokuror në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Prokurorja e Përgjithsh­me, znj. Arta Marku, njofton caktimin e znj. Donika Prela si kreu i Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Ky ndryshim ka për qëllim përshpejti­min e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë", njoftoi Prokuroria në atë kohë. Por pavarësish­t se motivacion­i i këtij ndryshimi ishte përshpejti­mi i hetimeve në çështjet sensitive, Prela ka qenë një ndër më të kontestuar­at prej kolegëve të saj dhe jo vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania