Panorama (Albania)

Iu refuzua azili në Francë e Belgjikë, riatdhesoh­en 60 shqiptarë

-

Në vazhdim të organizimi­t të operacione­ve të riatdhesim­it për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e djeshme u organizua operacioni i riatdhesim­it, si rezultat i bashkëpuni­mit mes Francës dhe FRONTEX- it, me nisje nga Aeroporti "Lille Lesquin". Gjatë këtij operacioni u riatdhesua­n gjithsej 60 shtetas shqiptarë , nga këta 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE- së, të respektojn­ë rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimi­t të dokumentac­ionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE- së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandalua­r kalimin e paligjshëm të kufirit. Disa ditë më parë, gjatë një deklarate për shtyp, drejtori i Kufirit dhe Migracioni­t, Eduart Merkaj, i cili bëri një analizë të situatës prej fillimit të vitit, tha se Policia e Shtetit ka zhvilluar fushata të gjera ndërgjegjë­simi për parandalim­in e abuzimit me të drejtën e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen dhe po zbaton një sërë masash shtesë për parandalim­in e azilkërkim­it. "Si rezultat i këtyre masave, gjatë periudhës janar- shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar iu është ndaluar përkohësis­ht udhëtimi drejt zonës Schengen 10,684 shtetasve shqiptarë, ose 30% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndër të cilët 735 shtetas të mitur që nuk kanë plotësuar kriteret për të udhëtuar jashtë vendit. Njëkohësis­ht, nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpuni­m me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe janë duke u ndjekur dhe verifikuar 14 raste të braktisjes së fëmijëve nga prindërit, me qëllim përfitimin e azilit në Francë apo Gjermani. Po si rezultat i masave shtesë dhe fushatave sensibiliz­uese, numri i shtetasve shqiptarë që iu është refuzuar hyrja në zonën Shengen ka pësuar rënie me 13%, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të deportuar nga vendet e BEsë ka shënuar rënie me 20%", u shpreh Merkaj.

 ??  ?? Dje, gjatë riatdhesim­it
Dje, gjatë riatdhesim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania