Panorama (Albania)

Makina përplas dy të mitur sa dolën nga shkolla në Kamzë

Fëmijët e plagosur, 6 dhe 15 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Shoqërohet në Polici drejtuesi i mjetit

-

Tre të mitur u plagosën dje në dy aksidente automobili­stike, që ndodhën në zonën e Kamzës dhe të Babrrusë.

Mesditën e djeshme, një automjet përplasi një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, të cilët sapo kishin dalë nga shkolla dhe po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ndodhi rreth orës 12: 10, ndërsa Policia shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale S. Ç. Burimet thanë se dy të miturit e aksidentua­r ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. "Rreth orës 12: 10, në Kamzë, automjeti me drejtues shtetasin S. Ç. ka aksidentua­r këmbësorët, shtetasit e mitur A. M., 6 vjeç dhe L. M., 15 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializu­ar mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. Ç., do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarj­e, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit", tha zyrtarisht Policia. Ndërsa pak minuta më vonë, në Babrru, një tjetër i mitur u aksidentua teksa po lëvizte me biçikletë. Burimet thanë se 15vjeçari u godit nga një motor dhe u dërgua me urgjencë në spital. Policia shoqëroi drejtuesin e motorit, ndërsa mësohet se gjendja e të miturit që mbeti i plagosur vazhdon të jetë kritike. Një tjetër aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme te Rruga e Kavajës, ku dy motorë u përplasën kokë më kokë e për pasojë dy drejtuesit mbetën të plagosur rëndë. Dëshmitarë­t thanë se njëri nga të rinjtë e aksidentua­r ka qëndruar pa ndjenja në asfalt për një kohë të gjatë. Kanë qenë kalimtarët ata që janë munduar t'i vijnë në ndihmë, para se në vendngjarj­e të mbërrinte Policia dhe ambulanca. Sipas dëshmitarë­ve, drejtuesi tjetër ka qenë i vetëdijshë­m, por i plagosur rëndë. Personat që ndodheshin në vendngjarj­e dhe iu erdhën në ndihmë të plagosurve, thanë se kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por i është dashur afro 20 minuta që të mbërrijë në adresën që i kishin dhënë. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar brenda pak sekondash në vendin e aksidentit, ku kanë nisur veprimet hetimore. Dy të plagosurit janë transportu­ar drejt Spitalit të Traumës, ku mësohet se gjendja e tyre është më e stabilizua­r. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Më herët, në autostradë­n TiranëDurr­ës u përplasën disa automjete, por fatmirësis­ht nuk pati persona të plagosur.

 ??  ?? Aksidenti në Babrru
Aksidenti në Babrru

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania