Panorama (Albania)

Artistë e sportistë, tani edhe me mesatare nën 6.5

Qeveria vendos heqjen e kriterit të mesatares për 2 universite­te

- BESARTA BASHA

Për t’u bërë artist apo sportist nuk do të nevojitet më nota mesatare 6.5 si kusht për të aplikuar.

Pranimet e reja në Universite­tin e Arteve dhe atë të Sporteve, qeveria ka vendosur t’ua lërë në dorë krejtësish­t universite­teve, duke hequr filtrin e notës mesatare të gjimnazit, si kriter për t’u futur në konkursin e pranimit. Vendimi i marrë të enjten e javës që shkoi dhe zbardhur një ditë më parë në Fletoren Zyrtare, parashikon heqjen e detyrimit të notës mesatare që aplikohet për t’u futur në çdo IAL, qoftë publik a privat, përveç programeve profesiona­le 2- vjecare. Ky ndryshim i rregullave të lojës bëhet në fund të saj, kur kanë përfunduar dy raundet kryesore të pranimeve dhe ka mbetur vetëm një i tretë që presupozon ezaurimin e kuotave të mbetura bosh. Tashmë, një maturant që ka talent në një fushë arti apo sporte, nuk do të ketë më pengesë notën mesatare të gjimnazit për ta çuar më tej pasionin, duke u bërë pjesë e studimeve të larta. Mësohet se një kërkesë e tillë i është drejtuar qeverisë drejtpërdr­ejt përmes platformës së bashkëqeve­risjes nga vetë maturantët.

VENDIMI Pranimi i kandidatëv­e në profile të artit dhe sportit do të bëhet vetëm nga universite­ti, i cili zgjedh më të mirët pasi i vë në konkurrim dhe në fund përllogari­t mesataren e gjimnazit, me një peshë disa herë më të vogël se garimi. Tagrin ia ka lënë qeveria. “Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe sportit, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të parashikua­r në pikat 2 e 5 të vendimit për pranimet”, citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Mesatarja nuk do të jetë më kriter dhe për kandidatët nga trojet. Kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që aplikojnë për t’u pranuar në programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare”. Nga ky vendim përfitojnë studentët e jo vetëm dy universite­teve në Tiranë, por edhe ato në rrethe, që ofrojnë programe edukimi në dy disiplinat e cituara, arte e sporte.

 ??  ?? Nga një mbledhje e Qeverisë
Nga një mbledhje e Qeverisë
 ??  ?? Faksimile e vendimit për pranimet e reja
Faksimile e vendimit për pranimet e reja
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania