Panorama (Albania)

Seferi: Shqipërinë e gjeta super dhe me optimizëm, vetëm për fitore

-

Maqedonia e ka luajtur prej muajsh që të bëhet pjesë e skuadrës së parë të saj, por djaloshi nga Kumanova ka refuzuar dhe me bindje e ka deklaruar gjithmonë: Jam krenar që jam shqiptar! Do të pres Kombëtaren e Shqipërisë. Ftesa i erdhi dhe i gjendur brenda kuqezinjve në grumbullim­in e parë, Taulant Seferi flet për optimizmin që ka gjetur në grupin e futbollist­ëve dhe deklaron se janë mundësitë për të fituar në Turqi, falë futbollist­ëve më në formë që ka afruar trajneri Reja. Seferi, gjatë konferencë­s së djeshme ka shprehur gatishmëri­në për të luajtur në çdo rol, duke përmendur se në Zvicër luan qendërsulm­ues. “Kombëtarja më duket shumë mirë. Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe në këto dy ditë që jam pjesë e saj, jam shumë, shumë i befasuar sepse çunat më kanë pritur shumë mirë. Jam vërtet shumë i kënaqur dhe po shoh pozitivite­t këtu në grumbullim dhe shpresoj që këtë atmosferë të mirë ta shfaqim edhe në ndeshjet e ardhshme. Është normale që të pres një ftesë nga Kombëtarja, sepse kam dëshirë që të jem gjithmonë pjesë e saj. Mendoj se jam mirë dhe shpresoj që të bëj më të mirën me përfaqësue­sen. Trajneri ka marrë ata lojtarë që janë në formën e tyre më të mirë dhe normalisht që këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishm­e për ne. Fokusi ynë do të jetë vetëm që të triumfojmë në këtë përballje dhe me patjetër na duhet fitore ndaj Turqisë. Unë po shoh që Kombëtarja është në formë shumë të mirë, ka një ambient shumë pozitiv këtu brenda dhe jemi një grup shumë i mirë. Realisht nuk kemi bërë shumë taktikë në dy stërvitjet e para, por unë nuk jam duke luajtur në krah me ekipin tim. Po luaj si qendërsulm­ues. Megjithatë, besoj se nuk e kam problem që të luaj edhe në skemën 3- 5- 2 edhe si anësor. Kudo që të ketë nevojë trajneri, jam i gatshëm që të bëj maksimumin”, tha Taulant Seferi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania