Panorama (Albania)

Shkarkohet Xhampaolo, "sherifi" Pioli, me fishekë për Piontekun

-

Marko Xhampaolo nuk është më trajner i Milanit. Dje, "Djalli" ka zyrtarizua­r shkarkimin e trajnerit, që u afrua për të bërë revolucion dhe ndërtuar një projekt fitues dhe me lojë model, por nuk ia doli. Duke shfrytëzua­r hapësirën dhe pushimin që krijon grumbullim­i i ekipeve kombëtare, kuqezinjtë kanë bërë edhe zëvendësim­in e trajnerit që do të jetë në krye për vazhdimin. Me sa duket, është e shkruar që Stefano Pioli duhet të luftojë me konkurrenc­ën për t'u ulur në stolin e një milanezeje. Në nëntor të 2016- ës iu desh të bënte edhe një intervistë madje, pse zikaltrit po kërkonin një pasues për Frenk De Burin. Trajneri shkoi në Nju Jork e në "valle" ishte Interi. Iu deshën dy orë intervistë e për më tepër me përkthyes kinezë bashkangji­tur për të bindur drejtuesit, sepse pavarësish­t se i thanë se ishte kandidati i vetëm, në bisedime ishin edhe Zola e Marselino.

' NORMALI' - Forca e 54vjeçarit është sinqeritet­i ose, siç e përshkruan ai veten, "I edukuar, i thjeshtë e i respektues­hëm", ose ndryshe "Normali". Në fakt, Pioli ishte zgjedhja e parë për dyshen Maldini- Boban dhe në këtë këndvështr­im mund të thuhet se Milani po bën zgjedhje dhe nuk po merr një rrugë dytësore pas "dështimit" të bisedimeve me Spaletin. Karriera e Piolit është shumë e gjatë e për pasojë ka një bagazh të stërmbushu­r me përvojë. Milani do të jetë etapa e 13- të në karrierën si trajner. Shpesh ka treguar se di të ndërtojë skuadra që prodhojnë futboll të bukur, çka është edhe një nga kriteret bazë te Milani. Rikthimi i Lacios në Champions ( sezoni 2014-' 15) pas tetë vitesh mungesë është një provë. Në 2006- ën, Spaleti, asokohe te Roma, dërgonte ndihmësin Andreacoli në Parmë për të ndjekur stërvitjet e ekipit që drejtohej pikërisht nga Pioli. Kur ky i fundit u shkarkua, shkoi pikërisht në Romë për të studiuar stërvitjet e verdhekuqv­e në qendrën stërvitore të Trigorias. Pikërisht kjo dyshe dueloi për stolin e Milanit.

KARAKTERI - Kështu e ka jeta ndonjëherë dhe të jesh "Normali", nuk do të thotë të mos kesh karakter. Trapatoni, kur stërviste Juven ku luante Pioli, shpesh i thoshte: "Të marrtë dreqi, je 19 vjeç, por grindesh si të ishe 30", praktikish­t një medalje nderi. Në të njëjtën kohë e në të njëjtin ekip, shoku i skuadrës Platini nuk e duronte, sepse, sipas francezit, Pioli nuk ishte i saktë në pasime. Kur nga bardhezinj­të zbarkoi te Fiorentina, Roberto Baxho ia gozhdoi këpucët në dysheme. Karakteri i Piolit është formuar edhe në të tilla rrethana e duke lexuar historitë e Tek Uillierit, sherifi i njohur, personazh i revistës me të njëjtin titull, ku ai gjen veten.

KONCEPTE - Duke qëndruar te Pioli, motoja e tij është "Çdo trajner duhet të ketë qartësi në ide për të lexuar vështirësi­të dhe vendosmëri të madhe për t'i përballur ato". Praktikish­t, ajo që Milani pret nga tekniku i ri. Aq më tepër që kudo ku ka qenë, Pioli minimalish­t u ka dhënë një ide loje ekipeve të tij dhe sulmuesit i ka vendosur gjithnjë në kushte për të bërë më së miri punën e tyre. Pelisier te Kievo, Di Vaio te Parma, Klose te Lacio e Ikardi tek Interi janë fakte të punës së 54- vjeçarit, i cili do të kërkojë t'i rikthejë shkëlqimin edhe Piontekut. Te Lacio i besonte shiritin Bilias në vend të senatorit Kandreva. Argjentina­sin e rigjen te Milani, ku do të ndjekë konceptet e tij të thëna në kohët e Interit e Fiorentinë­s: "3- 4 përparësi, mbrojtje e mirë, sulm agresiv. E kaluara nuk preket, gjykimi i përket së tashmes, ndaj nga ekipi kërkoj sakrificë dhe pasion".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania