Panorama (Albania)

Skandal në Kadastrën e Vlorës, tre drejtorë dorëhiqen të kërcënuar nga mafia e pronave

Tre titullarët janë dorëhequr, pasi s’arrijnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet

- VLORE Florian Almadhi Alteo Nazeraj Elona Hodaj

Kadastra e Vlorës në kolaps, jep dorëheqjen drejtori i tretë brenda një muaji.

Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Kadastrës së qytetit bregdetar ka ndodhur ajo që nuk është parë kurrë në ndonjë institucio­n tjetër shtetëror. Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë. Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetëso­re, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen. Vetëlargim­et në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda një muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtor­ë dhe juristë, fakt që tregon se ky institucio­n vazhdon të mos funksionoj­ë. Regjistrim­i i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucio­ni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurav­e. Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresh­a tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtor­i, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar. Kaosi në drejtimin dhe funksionim­in e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të Policisë, që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucio­nit.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetëso­re, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen

 ??  ?? DREJTORET E DOREHEQUR, ELONA HODAJ ( MAJTAS) FLORIAN ALIMADHI E ALTEO NAZERAJ
DREJTORET E DOREHEQUR, ELONA HODAJ ( MAJTAS) FLORIAN ALIMADHI E ALTEO NAZERAJ
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania