Panorama (Albania)

Pse në Kosovë nuk vidhen zgjedhjet si në Shqipëri?

- MUSTAFA NANO

Të dielën, në Kosovë ndodhi një ngjarje e çuditshme. Është një përcaktor ndoshta i fortë për shumë njerëz që janë duke më dëgjuar, por për pjesën tjetër, që është shumica, është përcaktori i duhur sepse është një ngjarje që nuk është tipikisht shqiptare. Në Kosovë pati zgjedhje dhe zgjedhjet shkuan normalisht, gjë që mes shqiptarëv­e nuk para ndodh.

Ajo që ndodh në rrethana të tilla, është ajo që ne e dimë shumë mirë, mbyllen kutitë e votimit, fillon numërimi i votave dhe ky është momenti kur fillon një proces i gjatë, një proces kilometrik që mund të zgjasë me javë apo me muaj të tërë, sepse partitë fillojnë të kontestojn­ë rezultatin, pala humbëse nuk pajtohet me humbjen, fillojnë ankesat nëpër gjykata, është një histori që nuk merr fund dhe në fund pritet që OSBE ODIHR të japë raportin e vet, ku vazhdimish­t jepen kritika për atë që ka ndodhur në terren, por mbi të gjitha për ankesat dhe zhurmën e madhe që bëhet nga partitë politike.

Në Kosovë nuk ndodhi asgjë e tillë. Pala humbëse dy ose tre orë pas mbylljes së kutisë së votimit doli dhe pranoi humbjen. Një gjë fantastike për shqiptarët dhe në harkun e pak orëve u mor vesh rezultati dhe u shpall të nesërmen në mëngjes dhe çdo gjë ishte “Ok”.

Pse në Tiranë ka ndodhur ajo që ka ndodhur?

Shpjegimi im është shumë i thjeshtë. Kanë ndikuar shumë faktorë, por faktori më i rëndësishë­m, është ai që ka të bëjë me klasën politike të korruptuar. Klasa politike e korruptuar është e interesuar ta marrë pushtetin apo ta mbajë pushtetin që e sheh si mjetin për të mbrojtur vetveten. Kjo është arsyeja kryesore e vjedhjes së zgjedhjeve, kjo do të thotë që vjedhja nuk është një ves, është një nevojë, nuk është mani, është thjesht interes. Kjo do thotë se partitë i vjedhin zgjedhjet jo se duan, por se janë të interesuar­a t’i vjedhin zgjedhjet. Pse nuk ndodh kjo në Kosovë? Në një kohë që e njëjta situatë është edhe atje, edhe atje kemi një klasë politike të korruptuar. Madje, atje, klasa politike, një pjesë e saj, përveç korrupsion­it që ka ardhur nga ushtrimi abuziv i pushtetit, është e ngarkuar edhe me akuza që datojnë larg në kohë, në kohën e luftës së Kosovës. Një pjesë e klasës politike të Kosovës duhet të kishte arsye më tepër për të tentuar prishjen e zgjedhjeve apo vjedhjen e zgjedhjeve apo marrjen e pushtetit me çdo kusht. Kjo nuk ka ndodhur. Nuk kam një shpjegim.

Asnjë shpjegim nuk më ka bindur dhe jam duke e vrarë mendjen dhe nuk gjej dot një shpjegim dhe derisa ta gjej këtë shpjegim, jam duke iu gëzuar faktit që edhe shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje normale. Në Kosovë, kjo gjë u demonstrua në mënyrë spektakola­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania