Panorama (Albania)

Ambasadori i SHBA, vizitë te Vetëvendos­ja një ditë pas zgjedhjeve

DASH: Rifilloni menjëherë bisedimet për normalizim me Serbinë

-

Në Kosovë, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, u takua me kandidatin për Kryeminist­ër të Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, partia e të cilit doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

U diskutua për mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor, luftën kundër korrupsion­it, ekonominë dhe për përparimin në dialogun me Serbinë. Kosnett është ambasadori i parë amerikan, që shkel në zyrat e Vetëvendos­jes. Ai ka lavdëruar mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrj­en e lartë të qytetarëve. Ndërkohë, Kurti i ka thënë ambasadori­t amerikan se Kosova nuk do të vonohet, por nuk ka as pse të ngutet për të filluar dialogun me Serbinë. Sipas tij, fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i marrëveshj­eve të deritashme me Serbinë e më pas të shihet si të vazhdohet tutje. Kurti tha se nuk ka diskutuar me ambasadori­n në detaje për heqjen e taksës. Me vizitën në zyrat e VV, Kosnett ka riparuar pak raportet e komplikuar­a të Kurtit me amerikanët. Sipas “Express”, ambasadori Kosnett s’ka pranuar të fotografoh­et në zyrën e Kurtit, ku ai mban flamurin kombëtar kuqezi. Format e protestës dhe dhuna që ka përdorur Vetëvendos­je përgjatë viteve si kundërshti­m ndaj proceseve ku po kalonte Kosova, i kanë acaruar marrëdhëni­et me ambasadat e huaja në Kosovë e veçanërish­t me atë të SHBA.

Ky acarim ndërmjet Vetëvendos­jes dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte kulmuar me incidentin e vitit 2013 kur partia e Kurtit kundërshto­nte miratimin e marrëveshj­es ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një proteste, aktivistë të VV- së kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke gërvishtur edhe ambasadore­n e atëhershme të SHBA- së, Tracy Jacobson, e cila kishte marrë një ftesë zyrtare për të qenë e pranishme në seancë. Ajo kishte publikuar një fotografi, në të cilën shihej krahu i saj i lënduar. Pak ditë më pas, në Prishtinë shkoi zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit, Philip T. Reeker, që tani mban një post më të lartë në Departamen­tin e Shtetit. Reeker foli me fjalë të rënda për Vetëvendos­jen. “Palaçot që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit… Kjo sjellje nihiliste është e papranuesh­me në shekullin e 21 në Europë dhe në rajon”, kishte thënë ai. Raportet kishin filluar të përmirësoh­eshin pas ardhjes së ish- ambasadori­t Greg Delawie, i cili u takua dy herë me Kurtin. Vizita e Kosnett në selinë e VV vjen pas përfundimi­t të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku me shumë gjasë, Albin Kurti do të jetë Kryeminist­ri i ri i Kosovës. Pas takimit me Albin Kurtin, kreu i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Philip Kosnett, ka takuar edhe kryetarin e LDK- së, Isa Mustafën. Ndërkohë, Departamen­ti amerikan i Shtetit tha se SHBA pret që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshj­eje për normalizim­in e marrëdhëni­eve.

 ??  ??
 ??  ?? Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett
Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania