Panorama (Albania)

Edhe një herë, humbësit janë kurdët

- MATTHIAS HEIN D. W.

“Pa miq, përveç maleve”. Lajmet e fundit nga Uashington­i duket se konfirmojn­ë këtë proverb të vjetër kurd. SHBA- të bënë të ditur se nuk do ta pengojnë më një pushtim turk të zonave kurde në veri të Sirisë. Me këtë, SHBA- të ia ekspozojnë aleatin më të ngushtë në luftën kundër “Shtetit Islamik”, epërsisë së makinës ushtarake të Erdoganit.

Më shumë se 10.000 luftëtarë kurdë kanë dhënë jetën vitet e kaluara në luftën kundër Shtetit Islamik. Milicët kurdë ishin shtylla kurrizore e SDF, “Forcave Demokratik­e Siriane”, të cilët mbajtën pjesën kryesore të luftës në tokë kundër IS. Tani është e qartë: shpresa e kurdëve se e kanë merituar me këtë mbrojtjen e SHBA- ve nga sulmet turke, rezultoi e gabuar.

FITIM I HAPËSIRËS PËR REFUGJATËT SIRIANË

Presidenti turk ka kohë që ia kishte vënë syrin veriut të Sirisë. Kohët e fundit, Erdogani prezantoi në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së planet e tij për një “zonë të sigurisë” me gjerësi 30 kilometra, në jug të kufirit turk. Me një vijë kufitare prej pothuajse 500 kilometras­h të gjatë, zona do të ishte me të njëjtën madhësi sa landi gjerman i Schleswig- Holstein.

Në Sirinë e shkatërrua­r nga lufta, zonat e kontrollua­ra nga kurdët deri tani kanë qenë oaze stabilitet­i. Operacioni i afërt ushtarak i Turqisë pritet ta ndryshojë këtë.

Pasojat e pushtimeve turke në Siri mund të shiheshin në fillim të vitit 2018 në pushtimin me emër cinik, “Operacioni Ulliri” të Afrinit: atje, ushtria turke hyri së bashku me milicinë xhihadiste.

Sipas shifrave të OKB, atëherë, nga qyteti i Afrinit dhe rrethinat u larguan 140000 vetë. Shifra edhe më të larta vijnë nga Qendra Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut: ajo flet për 350.000 vetë të zhvendosur. Organizata­t e të drejtave të njeriut u ankuan për shkatërrim­in sistematik të bazave të jetës. Shtëpitë kurde i plaçkitën, në to vajtën sirianë arabë.

Plane të ngjashme, Erdogani po ndjek edhe tani - fare hapur. Ai dëshiron të hapë vend për më shumë se tre milionë refugjatë sirianë, që nuk janë më të mirëpritur në Turqi. Në fund të fundit, kjo do të thotë se Erdogani po planifikon një spastrim etnik dhe pas kësaj shpërngulj­e përgjatë kufirit sirian- turk.

KUSH KUJDESET PËR MBETJET E SHTETIT ISLAMIK?

Me gjithë këto, nuk duhet të harrojmë: lufta kundër Shtetit Islamik nuk është fituar. Vërtet që ai e humbi territorin e tij në fillim të vitit. Por luftëtarët e Shtetit Islamik ende fshihen në territorin e Sirisë. Dhe ende ideologjia e Shtetit Islamik është në mendjen e rreth 12.000 luftëtarëv­e të kapur të Shtetit Islamik, të cilët ruhen nga kurdët në veri të Sirisë. Kur të afrohet ushtria turke, kurdëve do t’u duhet të kujdesen për diçka tjetër në vend të trashëgimi­së njerëzore të kalifatit të terrorit. Megjithëse Presidenti amerikan Trump këtu ia kaloi detyrimin Erdoganit: për luftëtarët dhe mbështetës­it e kapur të Shtetit Islamik përgjegjës­e do të jetë Turqia, tha ai. Por me sulmin turk, bota nuk do të bëhet më e sigurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania