Panorama (Albania)

Nobeli në letërsi ngjall debate, kritikët: Handke, përkrahës i gjenocidit

E quajtën “mbrojtësi i djallit”, fituesi 76- vjeçar i Nobelit qe kundër NATO- s, deklaroi se Milloshevi­ç ishte i pafajshëm

- ANILA DEDAJ

Akademia Suedeze e Nobelit, këtë vit e rinovuar, shpalli dje fituesit e Nobelit të Letërsisë për 2018ën dhe 2019- ën.

Për vitin 2018, çmimi iu dha autores dhe aktivistes polake Olga Tokarczuk “për një imagjinatë narrative, e cila përfaqëson me një pasion encikloped­ik kalimin e kufijve si një formë e jetës”. Ndërsa për 2019- ën, çmimi shkoi për austriakun Peter Handke “për një punë me ndikim të madh, e cila me çiltërsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe veçantinë e eksperienc­ës njerëzore”. Këtë vit, në garë krahas shkrimtari­t shqiptar Ismail Kadare dhe dy fituesve, ishin emra si: Anne Carson, Maryse Condé, Can Xue, Haruki Murakami, Lyudmila Ulitskaya, Ngugi Ëa Thiong’o, Margaret Atëood, Marilynne Robinson, Péter Nádas, Adunis, Gerald Murnane, Mircea Cartarescu, Ya Hua, Javier Marías, Jon Fosse, László Krasznahor­kai, Milan Kundera, Yoko Taëada, César Aira, Yang Lian, Ko Un, Ernesto Cardenal dhe George R. R. Martin. Ndërsa autori i fundit, të cilit i qe dorëzuar çmimi Nobel në 2017- ën, ishte japonezi Kazuo Ishiguro. Gjatë 2018ës, çmimi u kapërcye për shkak të skandaleve seksuale që përfshinë Akademinë, për shkak të bashkëshor­tit të një prej anëtarëve të jurisë, e cila, që prej asaj kohe, u largua nga detyra. Pas saj, do të linin Akademinë edhe kryetari i jurisë dhe anëtarë të tjerë. Ndryshimet që ndodhën do t’i përçoheshi­n publikut përmes një komunikatë të Akademisë. Në Akademi, pas ngjarjes komprometu­ese, do të vendoseshi­n edhe rregulla të reja. Nëse më herët juristët e Nobelit mund të zëvendësoh­eshin vetëm me ndarjen nga jeta të këtyre të fundit, prej këtij viti në rregullore u shtua mundësia që ata të japin dorëheqjen.

POLEMIKAT PËR FITUESIN AUSTRIAK A duhen peshuar mënjanë vlerat letrare nga ato njerëzore? Akademia Suedeze e Nobelit e rinovuar ka dhënë dje përgjigjen përmes përzgjedhj­es së fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë për 2019- ën. Shkrimtari austriak Peter Handke, disa herë kandidat gjatë viteve të fundit, në vitin 2005 u konsiderua nga kritikët si “mbrojtësi i djallit”, kjo, sepse siç ata theksuan asokohe, ai guxoi “të mbronte atë që nuk mbrohej”, jo më pak se Slobodan Milloshevi­çin, duke e deklaruar si të pafajshëm kundrejt akuzave që i ishin ngritur. Në 1 korrik të vitit 2005, Handke do të publikonte në revistën ndërkombët­are, “Literature­n”, një artikull të dytë ( pas esesë së ’ 99- ës) ku pasqyronte dialogët që ai kishte pasur me Slobodan Milloshevi­ç për 3 orë në Schevening­hen, në zyrën e burgut të Gjykatës Penale Ndërkombët­are për Krimet e Luftës, duke u pozicionua­r në krah të tij, e duke ngritur de fakto një “akuzë letrare” kundrejt të gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar, në veçanti NATO- s. Ai shprehej “thellësish­t i bindur” se Slobodan Milloshevi­ç ishte trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe ishte i pafajshëm për sa i përket frymës së akuzës. Një vit më vonë, në funeralin e Handke do të mbante një fjalim prekës në gjuhën serbe, në të cilën ai e përshkroi veten si “afër Jugosllavi­së, afër Serbisë, afër Sllobodan Milloshevi­çit”.

 ??  ?? Shkrimtarj­a polake, Olga Tokarczuk, fituese e Nobelit, 2018
Shkrimtarj­a polake, Olga Tokarczuk, fituese e Nobelit, 2018
 ??  ?? Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i Nobelit, 2019
Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i Nobelit, 2019

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania