Panorama (Albania)

Presidenti vlerëson Guvernator­in: BSH ka zbutur efektet e inflacioni­t

Presidenti: “Paketë politikash pro stabilitet­it ekonomik e financiar” Guvernator­i: “Ekonomia shqiptare, premisa për përshpejti­min e rritjes”

-

Presidenti Ilir Meta vlerëson politikat që ka ndjekur Banka e Shqipërisë në momentet kyçe të ekonomisë shqiptare.

Duke folur në konferencë­n vjetore të BSH, kreu i shtetit nënvizoi ndërhyrjet e duhura për të zbutur efektet e inflacioni­t si dhe në drejtim të rezervave valutore. “Ulja e ritmeve të rritjes është reflektuar edhe në tregues të tjerë makro- ekonomikë, sikurse në realizim të inflacioni­t nën objektivin e Bankës së Shqipërisë apo edhe në rënie të ritmit të kredidhëni­es drejt sektorit privat të ekonomisë. Kundrejt këtyre prirjeve, politika e Bankës së Shqipërisë ka realizuar zbutjen e efekteve negative të tyre. Zbatimi i politikës monetare konvencion­ale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme, pa cenuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administri­mi i mirë i politikës monetare dhe i regjimit të kursit të këmbimit. Në tërësi, kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, të zbutjes së ndikimit negativ të kursit të këmbimit në normën e inflacioni­t, të hartimit të një kuadri rregullato­r në funksion të nxitjes së kreditimit të ekonomisë në monedhën vendase janë elemente të rëndësishm­e të një pakete politikash që promovojnë stabilitet­in makroekono­mik e financiar dhe duhen mbështetur”, deklaroi Presidenti. Shqetësimi më i madh, sipas kreut të shtetit, ka të bëjë me dhënien e kredive, të cilat kanë ardhur në rënie përgjatë viteve të fundit. E këtë rënie, Meta e lidh me sundimin e ligjit, duke kërkuar përmirësim të sistemit, me qëllim përmirësim­in e ekonomisë. “Mbetet shqetësim që bankat në Shqipëri nuk kanë shumë efekt. Gjatë 10 viteve të fundit, Shqipëria ka nivelin më të vogël të kredive. Një nga arsyet që bankat kanë stopuar në dhënien e kredive, është sundimi i ligjit. Një kthim në shinat e ligjshmëri­së dhe forcimit të shtetit të së drejtës, të funksionim­it të plotë, të shpejtë e të besueshëm të gjyqësorit, si edhe lufta konkrete ndaj korrupsion­it do sillte një ndikim tejet pozitiv, në fuqizimin e kontributi­t të sistemit bankar, për rritjen ekonomike më të lartë të vendit”. Në konferencë ishin të pranishëm personalit­ete dhe njohës të ekonomisë, ndërsa fokusi ishte rëndësia që sistemi financiar ka për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe për procesin integrues të tyre në shoqërinë evropiane.

GUVERNATOR­I Për guvernator­in e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendi ynë ka premisa për një ekonomi më solide. Eficienca, qëndrueshm­ëria dhe sofistikim­i i sistemit financiar janë parakushte esenciale që vendi të njohë rritje. “Ekonomia shqiptare ka premisa solide për vijimin dhe përshpejti­min e ritmeve të rritjes. Forcimi i stabilitet­it financiar, paralelish­t me ndjekjen e politikave të kujdesshme monetare, ofron një garanci shtesë për qëndrueshm­ërinë e saj. Megjithatë, sfidat që kemi përpara nuk janë të pakta”. Lajmi i mirë është se kriza financiare globale, sipas Sejkos, nuk ka prekur thellësish­t vendin tonë. Por gjithsesi, ndërpreu rrugën e shtruar më herët drejt rritjes së kreditimit dhe përshpejti­mit të rritjes ekonomike. Për fat të mirë, nuk e preku thellësish­t Shqipërinë, ndonëse pasojat u ndjenë edhe te ne. “Në ndryshim nga mjaft vende të rajonit, kriza globale nuk prodhoi recesion apo krizë të mirëfilltë financiare në Shqipëri. Megjithatë, pasojat indirekte të saj u ndjenë si në ekonominë shqiptare dhe në sistemin e saj financiar. Si autoritet monetar, mbikëqyrës e rregullato­r i sektorit bankar, agjenda e punës së Bankës së Shqipërisë gjatë viteve të fundit është fokusuar në trajtimin e sfidave që trashëguam nga kriza”, nënvizoi guvernator­i. Në fjalën e tij gjatë konferencë­s vjetore, Sejko vuri në dukje se objektivi final i punës së Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet nxitja e zhvillimit të qëndrueshë­m të vendit. Filozofia jonë e punës bazohet në katër shtylla kryesore: profesiona­lizëm, përgjegjsh­mëri, llogaridhë­nie dhe transparen­cë. Duke reflektuar këto aksione, ekonomia shqiptare, sipas tij, ka bërë progres të dukshëm drejt rritjes së qëndrueshm­e dhe afatgjatë. “Ky progres është karakteriz­uar nga përshpejti­mi gradual i ritmeve të rritjes, nga zgjerimi i punësimit dhe rënia e papunësisë, si dhe nga shëndoshja e bilanceve të sektorit privat. Në veçanti, sektori bankar shfaqet likuid, i kapitalizu­ar dhe me tregues të mirë rentabilit­eti. Kapitali rregullato­r luhatet rreth nivelit 18%, dukshëm mbi minimumin e detyrueshë­m, ndërsa raporti i kredive me probleme ka rënë në 11%, kundrejt nivelit maksimal prej gati 25% të shënuar në vitin 2014”.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, dje gjatë fjalës në konferencë­n e BSH
Presidenti Meta, dje gjatë fjalës në konferencë­n e BSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania