Panorama (Albania)

Katër vende, qëndrim kundër Shqipërisë për negociatat

Rama "thërret" Kafkën dhe Kadarenë "kundër" qëndrimeve të vendeve anëtare në Bashkimin Europian

-

Në një shkrim të botuar dje, Agjencia Franceze e Lajmeve ( AFP) pohon se përveç Holandës, qëndrim kundër mban Franca, Danimarka dhe Spanja.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama ka reaguar lidhur me procesin e vendimmarr­jes së BE për hapjen ose jo te negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarr­jes së BEsë, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurru­eshme", shkroi Rama. SHKRIMI NË AFP Disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFPsë të premten disa diplomatë në Bruksel. Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatav­e në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE- së, por Franca beson se "ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme", mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel. Për Shqipërinë, janë edhe tri vende që e kundërshto­jnë, përveç Francës: Danimarka, Holanda dhe Spanja, thanë disa burime. Vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucio­neve europiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatav­e. Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitet­in e Ballkanit. Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatav­e me Shkupin dhe Tiranën. Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmër­uar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implemento­jnë reforma domethënës­e, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre. "Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabiliz­im të fqinjëve tanë", tha një diplomat europian në AFP. "Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatav­e të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE", shtoi ai. Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm dhe që Komisioni i ri Europian, Ekzekutivi i BE- së, përgjegjës për negociatat e zgjerimit, po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit. Për kritikët e zgjerimit të BE- së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsion­in dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007. Përkrahësi­t e këtyre vendeve, megjithatë, argumentoj­në se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t'i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia.

 ?? Këshilli Europian ??
Këshilli Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania