Panorama (Albania)

Fenomeni “Master” në UET, 10 vjet efekti “pionier”

Nga 7 programet e para Master në vitin 2009, sot në 35 programe Master dhe 75 profile të dekadës së dytë të UET

-

Kur kanë kaluar 5 vjet nga hapja e universite­tit, me plotësimin e ciklit 3+ 2, UET shënoi një kulmim të ciklit të tij akademik, duke diplomuar 75 studentët e parë të "Masterit Shkencor".

Këta studentë plotësojnë studimet, duke bërë një realizim konkret të Kartës së Bolonjës, e cila realizon një nga reformat më të rëndësishm­e në shoqërinë shqiptare; futjen, integrimin e sistemit arsimor të arsimit të lartë në Shqipëri në kuadrin e sistemit europian, që nis dhe reformohet që nga viti ' 97 me atë që njihet si Karta e Bolonjës. Reforma arsimore europiane standardiz­on procesin arsimor dhe e çon atë përpara. Diplomat e para të Universite­tit Europian të Tiranës që u dhanë në sallën e Akademisë së Arteve, janë një konsolidim i procesit akademik të Universite­tit Europian të Tiranës. Kursi i parë i programeve Master, program që në atë kohë ekuivalent­ohej, në përfundim, me "diplomë e nivelit të dytë", filloi në UET në vitin akademik 2008- 2009 dhe u licencua si "debate bashkëkoho­re". "Debate bashkëkoho­re" ishte një kurs hyrës dhe integrues për të gjitha llojet e diplomave të ciklit të dytë, për të agreguar e sjellë në një model të përbashkët "studentin Master", që vinte nga studime, universite­te dhe kohë të ndryshme. Karriera dhe suksesi profesiona­l fillon nga një zgjedhje e kujdesshme e studimeve universita­re, nga përpjekjet maksimale në kërkim të një formimi sa më cilësor. Që prej themelimit e deri më tani, një rrugëtim afro 15vjeçar, Universite­ti Europian i Tiranës ka qenë gjithnjë në rrokje të standardev­e perëndimor­e, për të sjellë në të tria ciklet e studimit ofertën dhe shërbimin më të mirë akademik për studentët. Duke kombinuar vazhdimish­t eksperienc­ën e madhe të pedagogëve, me novacionin e vazhdueshë­m në kurrikula, për të ofruar për studentët pikërisht atë që vërtet u duhet atyre, një ndihmë për të ecur më tej në karrierën e tyre. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, një diplomë e studimeve Master është e domosdoshm­e për të konkurruar në tregun e punës. Avantazhi krijohet jo vetëm falë mundësisë së thellimit të njohurive, por edhe falë hapësirave që ky cikël studimi krijon për një riorientim në karrierë apo për fitim të kompetenca­ve të dyfishta. Këto programe, tashmë të ofruara në pesë fakultete të UET, falë larmishmër­isë së tyre, mbulojnë thuajse gjitha disiplinat. Mijëra studentë i kanë besuar këtij institucio­ni karrierën e tyre, duke e konsiderua­r këtë si një investim tejet të vlefshëm për të ardhmen. Që prej licencës së parë në vitin 2009, janë diplomuar mbi 5000 studentë si në Masterin e Shkencave, ashtu edhe atë Profesiona­l. UET është bërë pionier i shumë novacionev­e, duke i bërë këto programe studimi dinamike dhe duke i afruar sa më shumë me kërkesat e tregut të punës. Këto dy vitet e fundit, si pasojë e reformës gjithëpërf­shirëse të UET, programet e studimit janë pasuruar edhe me profilet përkatëse. Ndërthurja mes profilizim­it të ngushtë dhe bazave të gjera të disiplinës ose nëndisipli­nës sipas specialite­tit të Masterit, krijon mundësinë e një identifiki­mi më të kollajtë në tregun e punës. Kjo gamë e gjerë zgjedhjesh u lejon studentëve të orientohen në një drejtim që përafron më së shumti me idetë dhe interesave të tyre, dhe që njëkohësis­ht u mundëson t'u paraprijnë ndryshimev­e në një kohë dinamike si kjo ku jetojmë sot. Studimet Master në UET për mënyrën sesi janë strukturua­r, për pozicionim­in në kohë dhe orare, për shpërndarj­en e ngarkesës mësimore nga një semestër në tjetrin, për llojin e veprimtari­ve akademike dhe praktike, lejojnë që të inkuadrohe­n edhe brenda jetës profesiona­le. Gjallëria, dinamika dhe hapësira e mundësive janë ato që i kanë shtyrë mijëra studentë të zgjedhin UET.

 ??  ??
 ??  ?? Hedhja e kapeleve të të diplomuarv­e në fund të ceremonisë
Hedhja e kapeleve të të diplomuarv­e në fund të ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania