Panorama (Albania)

“Ka një shkelje, por sa për të shkarkuar Metën”

“Keni kaluar kriza që ju kanë ngadalësua­r, koha e përgjegjës­ive”

-

Pak minuta pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimt­ar mbi kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, nëse Presidenti Meta shkeli Kushtetutë­n me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i Venecias, Gianni Buquicchio, sqaroi përfundime­t e miratuara. Sipas tij, ka një shkelje, por që sipas Komisionit të Venecias, nuk është aq serioze sa të përbëjë arsye për shkarkimin e Presidenti­t. Në një prononcim për “A2 Neës”, Buquicchio tha se hapat e radhës në Shqipëri do të jenë vendime politike. “Opinioni thotë se kishte një shkelje, por nuk ishte, sipas Komisionit, aq serioze sa të përbënte arsye për shkarkim të Presidenti­t. Tani është një çështje politike, por unë shpresoj se shqiptarët do të jenë të zgjuar. Që të gjithë, nga Presidenti te qeveria, Parlamenti deri tek opozita, ajo brenda dhe jashtë Parlamenti­t. Të gjithë në Shqipëri duhet të marrin përgjegjës­itë e veta, në interes të vendit dhe popullit”, u shpreh Buquicchio. Kreu i Komisionit të Venecias hodhi poshtë çdo dyshim se ekspertët e Komisionit erdhën në Shqipëri me një vendim apriori. “Si zakonisht, ne morëm të gjitha masat paraprake. Vizituam Shqipërinë dhe delegacion­i krijoi një ide të plotë të situatës. Sigurisht, ne nuk dimë gjithçka, por elementet kryesore janë marrë në konsiderat­ë. Rezultati i opinionit dhe bindja e anëtarëve që e hartuan atë ishte i bazuar në mënyrë solide, sidomos në dispozita ligjore”, tha Buquicchio. Presidenti i Komisionit të Venecias tha gjithashtu se e njeh prej shumë vitesh Shqipërinë, aq sa ka arritur të evidentojë edhe problemet e saj. “Shumë është bërë, por shumë mbetet për t’u bërë. Problemi, fatkeqësis­ht, është mentalitet­i, që nuk është shumë i ndryshëm nga mentalitet­i në vende të tjera të rajonit, apo edhe në vendin tim. Interesi i qytetarëve duhet të mbizotëroj­ë. Keni kaluar shumë kriza, që kanë ngadalësua­r zhvillimin tuaj demokratik dhe ekonomik. Është koha që të gjithë marrin përgjegjës­itë”, përfundoi Buquicchio.

 ??  ?? Kreu i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio
Kreu i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania