Panorama (Albania)

Presidencë- Qeveri e lexojnë ndryshe vendimin e “Venecias”

Zëdhënësi i Presidenti­t: “Maxhoranca shpërndau lajme false”. Kryeminist­ri: “‘ Venecia’ konfirmoi drejtësinë e qëndrimit tonë”

- MARIGLEN KUME

Qeveria dhe Presidenca i lexuan ndryshe konkluzion­et e Komisionit të Venecias për çështjen nëse kreu i shtetit e shkeli Kushtetutë­n me dekretin e datës 10 qershor, që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Ende pa u botuar draftopini­oni zyrtar i Komisionit të Venecias, palët reaguan duke shkëputur citime nga opinioni i miratuar ditën e djeshme. Kryeminist­ri Edi Rama, nëpërmjet një statusi pasditen e djeshme, nxori tri konkluzion­e të shkëputura dhe të theksuara me shkronja të mëdha, ku mbronte qëndrimet e maxhorancë­s para dekretit për anulimin e zgjedhjeve, qëndrimet gjatë qershorit dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, duke lënë të kuptohet se do t’i shkojnë deri në fund procesit të shkarkimit. “1. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësoj­në një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. 2. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor. Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. 3. Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”, shkroi Kryeminist­ri. Më herët, zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, përgënjesh­troi lajmet e publikuara gjatë ditës së djeshme në portale. Edhe Blushi, ashtu si Kryeminist­ri Rama, shkëputi disa fragmente nga draftopini­oni i miratuar të premten dhe nxori konkluzion­et e tija. “Ekspertët theksojnë thirrjet e Presidenti­t për dialog dhe pritshmëri­në e tij se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdr­ejtë të dekreteve të Presidenti­t përpara ndonjë gjykate”, citon zëdhënësi Blushi. Ndërkohë, ai akuzon numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se ka shpërndarë lajme false në lidhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias. “Titrat dhe lajmet e gënjeshtër­ta të shpërndara në panik nga shteti i propagandë­s dhe të qarkulluar­a nga përsheshng­rënësit mediatikë të PPPve, janë një dëshmi e qartë e dëshpërimi­t dhe stresit, ku kanë rënë lolot e Rilindjes, me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm, Tao Tao, në lidhje me konkluzion­et e opinionit final të Komisionit të Venecias. Së pari, dua t’ju bëj me dije një fakt të pakundërsh­tueshëm dhe lehtësisht të verifikues­hëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëv­e dhe opinionit ndërkombët­ar, pacipësinë dhe pafytyrësi­në e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzion­e të pavërteta”, tha Blushi. Madje, sipas zëdhënësit të Presidenti­t, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, ka kërkuar falje para anëtarëve të Komisionit të Venecias për keqpërdori­min e draft opinionit. “Gjithashtu, ju bëj me dije, se është e provuar me fakte e prova të pakundërsh­tueshme, por që për etikë nuk mund të bëhen publike, se Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në ‘ Venecia’, janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdori­min politik të draft- opinionit”, vijoi Blushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania