Panorama (Albania)

Incidenti, Haxhia lëndohet gjatë transporti­t në burg

Avokati: Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet

- Izet Haxhia

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, me anë të një deklarate për media, ngriti pretendime se klienti i tij është kërcënuar pas kallëzimit dhe deklarimev­e që po jep në Prokurorin­ë për Krime të Rënda kundër ish- Kryeminist­rit Sali Berisha.

Beqiri thotë se është tentuar eliminimi i tij fizik dhe se kjo ka ndodhur gjatë shoqërimit në Prokurori, kur, sipas tij, ka ndodhur një "aksident", i cili i ka shkaktuar Haxhisë dëmtime të shumta fizike. "Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij. Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë, kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991- 1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimet dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë ' aksident', duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka pasur të vjella dhe është çuar me urgjencë në spital. Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinu­eshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucio­net përkatëse ligjzbatue­se, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhim­e, kanosje serioze për vrasje etj., nuk i marrin në mbrojtje, për t'u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestu­eshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish- Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në vitet 1991- 1999, duke i sjellë vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike. Në kushtet e mësipërme, mbrojtësi ligjor i ka rekomandua­r Izet Haxhiaj ndërprerje­n e menjëhersh­me të deklarimev­e të tij para Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucio­net ligjzbatue­se të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij", tha avokati.

"AKSIDENTI" Burime sqarojnë për gazetën "Panorama", se disa ditë më parë, gjatë shoqërimit të Izet Haxhisë nga Prokuroria në paraburgim­in e "302"- it në Tiranë, furgoni ka frenuar pasi i ka dalë para një biçikletë. Nga frenimi, sqarojnë burimet, Haxhia është përplasur dhe është plagosur në zgarën e kafazit. Por këtë ngjarje, vetë Izet Haxhia dhe avokati i tij e shikojnë si tendencioz­e dhe jo nja incident rastësor. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi në 19 mars të pranojë kërkesën e ish- truprojës së Sali Berishës, që të dëgjohet dhe japë versionin e tij për një nga ngjarjet më të diskutuara ndër vite. Ai është dënuar me 25 vite burg, si një nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit, por nuk e ka pranuar asnjëherë vrasjen dhe ka hedhur akuza ndaj politikës si përgjegjës­e, për atë që shpesh është konsiderua­r si "Vrasja e shekullit".

 ??  ?? Idajet Beqiri, avokati i Haxhisë
Idajet Beqiri, avokati i Haxhisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania