Panorama (Albania)

Marsela Çibukaj surprizon me linjat pas rënies në peshë

-

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, na çudit githmonë e më shumë me formën e saj fizike pas përgjysmim­it të peshës . E pandarë nga partneri i saj muzikant, Vitmar Basha, këtë herë ajo është fotografua­r në kinema, në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, me regji të Eduart Grishaj. Pas heqjes së kilogramëv­e dhe dukjes tashmë të mirë me këtë veshje elegante, Marsela Çibukaj duket se po shijon në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha. Ata shihen të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkëmbejnë puthje e përqafime edhe në publik, siç ishte koncerti i reperit të momentit, Capital T. Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku edhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën. Këtë lidhje e dekonspiro­i si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij. Dhe lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëv­e po diskuton martesën. Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që, ajo ka nisur prej kohësh përgatitje­t për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike. Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakola­r në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmua­r në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania