Panorama (Albania)

Të kapur dorë për dore, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj më në fund shfaqen si të fejuar

-

Të veshur shik me të zezën ceremonial­e dhe të kapur dorë për dore, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kësaj here u shfaqën në publik si të fejuar. Ai, krahu i saj i djathtë si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo, krahu i tij i djathtë në deputimin e tij në kinema, duket se moderatorj­a e famshme dhe regjisori i talentuar janë bërë për njëritjetr­in. E pas shumë zërave e aprovimeve nga ana e tyre, më në fund vendosin t’u thonë një “po” të madhe pyetjeve kureshtare nëse janë bashkë apo jo. Tashmë nuk ka më vend për dyshime, pasi në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, Eduarti e shprehu deri diku hapur për miqtë VIP që kishte ftuar në kinema “Millenium”, se Arbana është vajza që e bën të lumtur. Me fat që e ka në jetën e tij, pasi ajo po e mbështet shumë në karrierën si regjisor dhe tashmë ata nuk kanë pse fshihen më. E më shumë se fjalët flet kjo foto e çiftit, e shkrepur nga fotografi i “Panorama Plus” ndërsa po hynin në premierën e filmit, që do të mbyllej me një koktejl të këndshëm. Të hënën, regjisori Grishaj prezantoi premierën e filmit bazuar në histori të vërtetë, që hedh dritë mbi realitetin e viteve ‘ 80 në Malësinë e Madhe. Pas këtij evenimenti në jetën e tij, i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunë­torët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara. Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesj­a e tij më e madhe. “Përveç asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht, është reciproke marrëdhëni­a e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëritjetr­it, ashtu sikurse bashkëpuni­mi që ne kemi te projektet që përkrahim njëritjetr­in”, u shpreh ai. “Ka qenë një mbështetje shumë e madhe e imja, morale, profesiona­le, që ka qenë bashkë me mua edhe në xhirime sepse i pëlqen shumë filmi, vendi që kemi xhiruar. Po ashtu, edhe unë jam një mbështetje shumë e madhe në projektin që ka ajo me gatimet, që uroj t’i mbarojë sa më shpejt se mos marrim disa kile të tepërta, që nuk e di kur do t’i heq…. “, u shpreh regjisori. “Por ti kishe një rival të fuqishëm, kishe Jonin fotograf”, e ka ngacmuar Bieta, duke përmendur djalin e Arbanës. “Unë jam duke bërë maksimumin, që të paktën për shumë pak kohë t’ia lë atij aparatin në dorë, që unë të mos merrem me ushqimet e Arbanës se janë të parezistue­shme”, u shpreh Grishaj. Më tej, Bieta e përmbylli këtë bisedë duke thënë se çifti e mbështesin shumë njëri- tjetrin, duke pohuar kështu edhe publikisht se Arbana dhe Eduarti tashmë dalin hapur. Lidhja e moderatore­s me regjisorin e saj u bë publike në shkurt të këtij viti dhe që nga kjo periudhë, ata vetëm e kanë përforcuar idenë me postime të bukura e komente romantike në “Instagram”, dedikuar njëri- tjetrit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania