Panorama (Albania)

Pas lajmeve për ndarje Tuna Sejdiu e provon përsëri me Patrisin, vendos ta ndjekë në SHBA

-

Patris Berisha prej disa muajsh po qëndron në SHBA për shkak të profesioni­t të tij, si instrument­ist. Duke qenë se prej kohësh ai nuk është takuar me bashkëshor­ten këngëtare, Tuna dhe djalin e tij, Tian, shumë dyshuan se ky largim i Patrisit nuk ishte vetëm për punën.

Në media u aludua se ai dhe Tuna i kishin dhënë fund marrëdhëni­es së tyre disavjeçar­e, ndaj Berisha kishte vendosur të ikte sa më larg. Patrisi publikoi një foto të Tianit duke treguar se kishin mbetur 10 ditë nga takimi i tyre. Së fundmi instrument­isti e ka theksuar se mes tij dhe Tunës do ketë diçka të një postimi në ‘ Instagram’. Patrisi ka zbuluar se ditën e sotme ai do të ketë mundësinë të takojë familjen e tij, sepse Tuna dhe Tiani janë duke udhëtuar drejt Amerikës. Ai ka publikuar në ‘ Instagram’ një foto të këngëtares dhe djalit të tyre shoqëruar me mbishkrimi­n: “Ata po vijnë. Ka mbetur vetëm 1 ditë. Mezi po pres të shikoj familjen time të bukur”. Lajmi se pas Robert Berishës dhe Nora Istrefit, janë ndarë dhe çifti tjetër VIP brenda familjes Berisha, nisën të qarkulloni­n para një muaji. Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan ‘ Mauritius’ në Oqeanin Indian, nga ku po postonte foto e video të aventurave atje. Nga ana tjetër edhe Patrisi ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku postonte foto të djalit, për të cilin ndjehej i përmalluar.

Duke u nisur nga lajmet që nisën të qarkulloni­n në portale, Tuna bëri statusin se “në 2019- ën, robi mund të pushojë edhe vetëm”, por e la me dyshim çështjen e Patrisit. Sipas miqve të çiftit është pak e çuditshme që Tuna dhe Patrisi të jetojnë të ndarë, që do të thotë se ata tashmë kanë marrë një vendim për mbylljen e marrëdhëni­es së tyre. 34- vjeçarja u nis për pushime së bashku me miken e saj dhe jo me bashkëshor­tin, dhe kjo shenja e qartë sed ajo sapo ka mbyllur kapitullin e martesës. Në fakt nuk ishte hera e parë që 34- vjeçarja nga Shkupi të përflitet për ndarje nga instrument­isti i muzikës klasike nga Prishtina, Patrisi. Ata patën një krisje të fortë në 2017- ën, dhe një tjetër vjeshtën e vitin të kaluar. Në atë kohë mediat e komentuan Tunën, si “nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha, nga konflikti për fëmijën jashtë martese deri te zënia me forcë e banesës”.

Kujtojmë që konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris ishte kryetema e mediave për javë të tëra. Pas deklaratës në ekran të bashkëshor­tit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mbante anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsiderua­n këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllain. I ftuar në “Xing me Ermalin”, çifti Tuna- Patris u pyetën nga Ermal Mamaqi për konfliktin e bujshëm mes Tunës dhe Robertit dhe Patrisi u përgjigj se “vëllau është si shkjau ( hasmi)”, një shprehje që përdoret në Kosovë. Por nuk vonoi Roberti me reagimin e tij pas kësaj deklarate.

I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Robert Berisha u shpreh: “Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka, duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, i cili është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Gjithsesi, Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua m’u dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë! Secili ka familjen e vet”, u shpreh Roberti. Por tashmë që familjet e dy vëllezërve janë shpërbërë, si qëndron e vërteta e ftohjes së marrëdhëni­es së vëllezërve, për shkak nuseve të tyre? Dihet që Nora dhe Tuna dikur shoqe të ngushta të muzikës, për sa kohë që u bënë kunata ato nuk flisnin me njëra- tjetrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania