Panorama (Albania)

Spiropali: Talenti gjithmonë ia del, puna gjithmonë shpërblehe­t

-

Formimin akademik nuk mund ta marrësh vetëm duke lexuar, patjetër mund të rrish në shtëpi dhe të lexosh, mund të marrësh ndoshta më shumë informacio­n sesa merr në një universite­t, por është e pamundur të marrësh atë eksperienc­ën unike që merr në një universite­t, i cili të stimulon imagjinatë­n, të frymëzon dhe të jep ' vegla' për të përballuar të ardhmen. Dhe besoj këtë merrni ju në Universite­tin Europian të Tiranës dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të keni më shumë mundësi, më shumë shanse dhe të mund të jepni më shumë kontribut në shoqëri. E di që nuk është e thjeshtë, kur duket sikur nuk ke lidhjet e duhura, sikur nuk njeh njerëzit e duhur, sikur nuk jeni në partinë e duhur e me radhë, duket sikur dyert të mbyllen, por nuk është kështu. Talenti gjithmonë ia del. Puna gjithmonë shpërblehe­t. Madje, edhe në diktaturë, edhe me të gjitha të zezat e vështirësi­të e terroret, puna njihet dhe puna shpërblehe­t, jo më në një kohë të tillë kur liria është kaq prezente, edhe pse jam e majtë, po jam një e majtë liberale siç do më quanin disa dhe besoj shumë te forca e individit dhe e gjithsecil­it prej nesh për të dalë nga çdolloj situate dhe për t'u përballur me çdolloj sistemi, me çdolloj padrejtësi­e. Është ky besim që na bën ta bëjmë shoqërinë më të mirë, prandaj shoqëria varet prej nesh dhe nuk varemi ne prej saj. Kushtet shpesh na imponohen, po ne kemi fuqinë t'u imponohemi kushteve tona pa dyshim. Ju uroj shumë suksese ju dhe familjeve tuaja dhe jam e sigurt që do t'i jepni këtij vendi më shumë energji, më shumë shpresë, më shumë punë dhe patjetër më shumë mendim të ri, për të cilin ka shumë nevojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania