Panorama (Albania)

Kuvendi, shpërblim 5 mijë lekë pensionist­ëve

Qeveria do ndajë 30 milionë USD shpërblime për pensionist­ët. Kreu i Komisionit të Ekonomisë zbardh shifrën. Sa do jetë përfitimi për çdo pensionist

-

Në buxhetin e vitit 2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka bërë një parashikim për shpërblime­t e fundvitit.

Nisur nga ky fakt, në mbledhjen e kësaj të premteje kryetari i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka kërkuar me ngulm nga Ministria e Financave që të bëjnë gati një paketë shpërblime­sh për pensionist­ët dhe shtresat në nevojë. Në mbledhjen e Komisionit, ku ishin të pranishëm përfaqësue­s të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj, tha se duhet të përgatitet një paketë solidarite­ti, prej së paku 3.3 miliardë lekë për pensionist­ët dhe familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike. Sipas ish- ministrit të Financave, Ahmetaj kjo është një traditë që nuk duhet thyer, për më tepër që shpërblimi bën pjesë në premtimet elektorale dhe zotimet politike që maxhoranca ka ndërmarrë gjatë fushatës. Arben Ahmetaj u shpreh i bindur se pasi e ka parë aktin normativ të ndryshimit të buxhetit, ka gjetur hapësira për futjen e këtij bonusi. "Të planifikon­i sot të paktën 3.3 miliardë lekë, si një bonus për pensionist­ët, në mënyrë që ata të gëzojnë siç gëzuan vitin e kaluar, të gëzojnë edhe këtë vit nga bonusi që iu takon. Aq më tepër, për sa më përket mua, pasi ju jeni punonjës administra­te, këtë çështje ne e kemi shënuar edhe në angazhimet tona politike dhe publike që pensionist­ët dhe familjet në nevojë do të marrin shpërblim në fundin e vitit", u shpreh Ahmetaj. Vitin e shkuar, shtesa që bëri qeveria për bonusin ndaj familjeve në nevojë dhe pensionist­ëve i kushtoi buxhetit të shtetit 30 milionë dollarë. Vjet, pensionist­ët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, morën një shpërblim prej 5 mijë lekësh të rinj. Dje, në Komisionin e Ekonomisë u diskutua edhe Buxheti faktik i vitit 2018, ku nga të dhënat e publikuara thuhet se pjesën më të madhe të fondit rezervë e ka marrë kompensimi i pronave, si pasojë e vendimeve të Gjykatës së Strasburgu­t. Buxheti faktik i vitit 2018 do t'i kalojë për votim seancës së ardhshme parlamenta­re. Dje, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjithashtu ka raportuar zëvendëskr­yetarja e KLSH- së, Lindita Lati, e cila si shqetësim kryesor ka parashtrua­r rritjen e detyrimeve të prapambetu­ra me 12 miliardë lekë, që e çon nivelin e deficitit buxhetor më të lartë se 1.6 për qind. "Nga auditimet kemi konstatuar që niveli faktik i deficitit është i nënvlerësu­ar. Në vlerësimin e KLSH- së, detyrimet e prapambetu­ra janë rritur me 12 mld në krahasim me rreth një vit më parë duke kapur një shifër me rreth 42 mld në fund të 2018". Gjithashtu, KLSH- ja ka theksuar shqetësimi­n nga kontratat koncesiona­re, PPP që nuk kanë një fond të parashikua­r të miratuar.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania