Panorama (Albania)

NJOFTIMI PËR PRESIDENTI­N

-

“Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të Presidenti­t shqiptar Ilir Meta, për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoritete­ve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojn­ë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetenca­ve të tij kushtetues­e, ka indikacion­e se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që të justifikoj­në shkarkimin. Sipas mendimit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Parlamenti­t shqiptar, Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzako­nshme, siç është lufta apo katastrofa­t natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë një legjislaci­on ‘ ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet. Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Parlamenti do të konstatont­e se Presidenti tejkaloi kompetenca­t e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky ishte i një karakteri të tillë për t’u konsiderua­r si ‘ shkelje serioze’. Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidenti­t për dialog dhe pritjen e tij se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdr­ejtë të Dekreteve të Presidenti­t përpara gjykatës. Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamenta­re. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktont­e seriozitet­in e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshm­ërisht të çojë në shkarkim, duke marrë parasysh fuqinë e Sesionit Plenar të Kuvendit që duhet të kujdeset për qëllimet e tjera kushtetues­e, siç janë mbajtja e kontrollev­e, ekuilibrav­e dhe stabilitet­it në vend. Nëse Asambleja ( parlamenti) do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetues­e, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidenti­t janë me ‘ shkelje serioze’, që do të justifikon­in shkarkimin e tij”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania