Panorama (Albania)

Hahn: Disa vende në BE kanë probleme me Shqipërinë

-

Komisioner­i për negociatat e zgjerimit dhe fqinjësisë, Johannes Hahn, thotë se është optimist për hapjen e negociatav­e për Maqedoninë e Veriut, por shpreson edhe që Shqipëria të marrë një dritë jeshile. “Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta”, thekson ai gjatë një interviste për gazetën austriake “Wienerzeit­ung”, duke përmendur këtu situatën e brendshme politike përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës. Ai shton se për Maqedoninë e Veriut, zgjidhja e mosmarrëve­shjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv. I pyetur nëse të dyja vendet duhet të vlerësohen veçmas, Hahn thekson se do të ishte më “mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dyja vendet marrin rekomandim­in në të njëjtën kohë”. A mundet që Maqedonia Veriore të bjerë ‘ pre’ e zhvillimev­e në Shqipëri? Hahn përgjigjet: “Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjellta­s: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë Veriore dhe që të dyja vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 shtetet anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv në Bundestag dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Holandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Dhe ndërkohë, ndikimi do të jetë i madh për të krijuar standarde evropiane”. Ai thekson se vlerësimi i një vendi kandidat për anëtarësim shpesh bëhet në bazë të politikës së brendshme. “Situata gjeostrate­gjike nuk është në plan të parë. Për shembull, rastet e krimit të organizuar ose kontraband­ës së drogës mund të lidhen me Shqipërinë në një mënyrë të thjeshtë dhe të përgjithës­uar”, nënvizon ai. Në fund, Hahn thekson se Kosova me të drejtë thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizi­min e vizave, por Bashkimi Evropian ende nuk ka ndërmarrë një hapë të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania