Panorama (Albania)

Vendimi i BE, Rama: Nuk jam optimist për vendimin e Këshillit Europian

Basha: Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë dhe atë Kushtetues­e, pa Prokuror të Përgjithsh­ëm

- TIRANË

Kryeminist­ri Rama duket se nuk pret një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian për hapjen e negociatav­e me BE- në. “Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”.

Kështu ka deklaruar Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë dhënë për “The Irish Times”. Në një shkrim të publikuar me titull “Shqipëria përballet me një tjetër pengesë në rrugën e gjatë drejt BE”, gazetari thekson se “Ndërsa Britania drejtohet për në derën dalëse të BE- së, vendet në Evropën Lindore dhe Ballkani janë ende të etur për t’u bashkuar dhe vendet anëtare do të njoftojnë javën e ardhshme nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar bisedimet e pranimit”. Sipas shkrimit, Maqedonia e Veriut mund të marrë një dritë jeshile pas ndryshimit të emrit të saj për t’i dhënë fund një mosmarrëve­shjeje disavjeçar­e me Greqinë fqinje, por Shqipëria përballet me vonesë të mëtejshme, për shkak të shqetësime­ve për krimin e organizuar dhe korrupsion­in e gjendjen e sistemit të saj gjyqësor. “A jam optimist? Jo”, tha Rama për “The Irish Times”. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mbështetje të fortë nga Brukseli, i cili dëshiron t’i shpërblejë ata për fillimin e reformave të shumëpritu­ra. ” Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, ka thënë Rama.

SKEPTIKËT Ndërsa Holanda, Danimarka dhe të tjerët dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet e korrupsion­it dhe mafies, Rama pikturon kombin e tij si viktimë e ndarjeve të veta të BE- së dhe një debati të udhëhequr nga francezët se si duhet të reformohet para se të zgjerohet më tej. Atë që po ndodh me Shqipërinë në rrugën drejt negociatav­e, ai e shpjegon kështu: “Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”. Sondazhet tregojnë se shqiptarët janë të etur për anëtarësim­in në BE. Që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1991, rreth 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht për Itali dhe Greqi. Pasi u bë një kandidat i BE- së në vitin 2014, Shqipëria rriti bashkëpuni­min me bllokun në zona që variojnë nga siguria e kufijve deri në luftimin e tregtisë së drogës dhe filloi një proces të vetingut të mbështetur nga Brukseli për të pastruar gjykatat. Një numër i gjykatësve dhe prokurorëv­e kanë dhënë dorëheqjen ose janë pushuar nga puna, për shkak të këtyre kontrollev­e në pasurinë, integritet­in dhe profesiona­lizmin e tyre, por ky riparim i paparë ka paralizuar edhe sistemin juridik, duke lënë mijëra dosje në pritje. “Ne pastruam aq shumë, sa Gjykata Kushtetues­e është fshirë praktikish­t. Dhe tani ata [ BE] thonë: Mirë, ju pastruat, por nuk keni Gjykatë Kushtetues­e”, ankohet Rama, i cili ka qenë Kryeminist­ër që nga 2013- ta. Rama e ilustron këtë proces me trupin e dikujt që po operohet nga një sëmundje e rëndë. “Nëse themi po, sepse ky djalë ka kancer – dhe pastaj ata pyesin, se përse nuk po vrapon. E po, së pari, ai duhet të dalë nga gjendja posoperato­ve, dhe të rimëkëmbet e më pas do të vrapojë”. Rama thekson me tej se “Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BEsë javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një Gjykatë Kushtetues­e. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, të cilat mund të vazhdojnë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni për 10 vjet”.

BASHA Duke folur për irlandezen ‘ The Irish Times’, kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se Shqipëria mbetet vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetues­e, pa Prokuror të Përgjithsh­ëm… “Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetues­e, pa Prokuror të Përgjithsh­ëm, me një Parlament me vende të paplotësua­ra dhe me një Kryeminist­ër që qeverisë me dekrete pa asnjë limit institucio­nal për pushtetin e tij”, ka thënë Basha. Sipas tij, demokratët kane mbështetur Reformën në Drejtësi, por është qeveria ajo që sipas tij, “ka minuar, shkelur dhe abuzuar me këtë proces”. “Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundraz­i, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsion­it janë anashkalua­r nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkue­shmëri për të akuzuarit”, citohet të ketë thënë Basha.

Rama: Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania