Panorama (Albania)

ZGJEDHJET E PARAKOHSHM­E

-

Me një udhëzim që është shpërndarë në fillim të këtij muaji, kreu i selisë blu ka zgjatur deri në fund të tetorit afatin e punës të koordinato­rëve që u shpërndanë në korrik të këtij viti në të gjithë vendin për riorganizi­min e partisë. "Ju bëjmë me dije që krahas detyrave qe keni në degët ku zhvilloni aktiviteti­n tuaj, do të vazhdoni të jeni koordinato­rë në degët e caktuara në Urdhrin nr. 108, dt. 12.07.2019, edhe për ndjekjen e Udhëzimit nr. 141 Prot., datë 29.09. 2019, të Kryetarit të Partisë ' Mbi evidentimi­n e votuesve të Partisë Demokratik­e që angazhohen të marrin përgjegjës­i si anëtarë partie", shkruhet në udhëzimin e PD- së të siguruar nga gazeta "Panorama". Sipas Bashës, situata në të cilën ndodhet vendi bën urgjente nevojën e verifikimi­t të listës elektorale në territorin e QV, që secili prej koordinato­rëve mbulon.

ZGJEDHËSIT Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka udhëzuar koordinato­rët dhe kryetarët e degëve që ta ndajnë punën me dy faza. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta "Panorama", në 15- ditëshin e parë duhet të identifiko­hen votuesit tradiciona­lë të Partisë Demokratik­e dhe të ribëhen edhe një herë listat ku të përfshihen qendra e votimit dhe numri i telefonit. "Kryetari i grupseksio­nit, në bashkëpuni­m me kryetarët dhe dekretarët e seksioneve, verifikojn­ë listat e zgjedhësve, kryejnë identifiki­min e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe: Identifiko­jnë për çdo QV, votuesit tradiciona­lë të sigurt të Partisë Demokratik­e. Identifiko­jnë nëse votuesit tradiciona­lë të sigurt të Partisë Demokratik­e vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon Qendra e Votimit. Nëse nuk janë më banorë të asaj QV, identifiko­het zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës ( përcaktohe­t QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë ( përcaktohe­t qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë ( nëse dihet shteti apo qyteti specifikoh­et). Kontaktojn­ë votuesit tradiciona­lë të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetje­s për PD. Regjistroj­në në listën e zgjedhësve votuesit tradiciona­lë të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesit tradiciona­lë të sigurt", thuhet në dokumentin e shpërndarë nga selia blu. Porosia tjetër e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, për koordinato­rët dhe për kryetarët e degëve është që të bëjnë anëtarësim­e të reja në Partinë Demokratik­e. Pasi të jetë vendosur kontakti me votuesit tradiciona­lë, Basha sugjeron që të ftohen për t'u anëtarësua­r në PD. Por asnjë person nuk mund të bëhet anëtar i PD- së pa plotësuar më parë formularin. "Identifiko­jnë votuesit tradiciona­lë të sigurt të PD, që nuk janë anëtarë partie. Rimarrin kontakt me votuesit tradiciona­lë të sigurt të PD, që nuk janë anëtarë, për t'i ftuar të angazhohen me përgjegjës­inë e anëtarit në Në mbledhjen e parë të zhvilluar me strukturat më të larta drejtuese për këtë sezon, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u tha të tijve se kriza politike është drejt fundit. Ndaj, ai i porositi që të organizojn­ë strukturat dhe të jenë gati për zgjedhje të parakohshm­e. Ndërkohë, për protestën e radhës do të diskutohet pas vendimit të Këshillit të Europës për hapjen e negociatav­e. strukturat e Partisë Demokratik­e. Është e preferuesh­me që votuesit që ftohen të marrin përgjegjës­itë si anëtarë partie, të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjës­itë dhe të drejtat e anëtarit, veçanërish­t të jetë aktiv në veprimtari­në politike dhe elektorale të PDSH- së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizati­ve të saj", thuhet në dokument.

GRATË Në procesin që do të zgjasë deri më 31 tetor, kryedemokr­ati Basha kërkon që jo më se 30% e anëtarësim­eve të reja të jenë femra. Po kështu, Basha kërkon edhe angazhimin e të rinjve të PD- së, duke afruar të rinjtë nga mosha 15 deri më 25 vjeç. Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratik­e e Gruas, nëpërmjet strukturav­e të saj në degë dhe nivel grup seksioni, me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinj të jenë femra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratik­e të Gruas monitorohe­t nga kryetarja e LDG në PDSH. Forumi Rinor i Partisë Demokratik­e, nëpërmjet kryetarëve të degëve dhe kryetarëve të FRPD në çdo grupseksio­n, identifiko­n të rinjtë e moshës 15- 25 vjeç, me fokus të veçantë të rinjtë që fitojnë të drejtën për të votuar brenda 2019", shkruhet në dokumentin me porosi.

 ??  ?? Basha me strukturat e PD
Basha me strukturat e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania