Panorama (Albania)

“Marsida, trego të vërtetën për lidhjen me Dritanin!”

-

Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit që mbeti i vrarë nga përplasja me armë në Kavajë, në një lidhje telefonike për "Report Tv" nga Italia ku jeton, i kërkon Marsida Qatjës që të tregojë të vërtetën për ngjarjen dhe raportin që kishte me 41- vjeçarin. Kushërira e viktimës thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, por duan vetëm të vërtetën. Ajo shprehet se informacio­net për raportin mes kushëririt të saj dhe 30- vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh. Çfarë e keni Dritan Haxhollin? Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervista­t e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradikt­ore. Ju si e mësuat ngjarjen? Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias. Me kushëririn tuaj kishit kontakte? Jo, nuk kam pasur kontakte drejtpërdr­ejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacio­ne nga motra e tij dhe halla. A keni pasur informacio­ne për lidhjen e tyre? Nga informacio­net që kam pasur, Marsida ishte ish- e dashura e tij. Pra, e kanë pasur një lidhje? Po, një lidhje sentimenta­le dhe e di informacio­nin nga mamaja e Dritanit, që Marsida shkonte shpeshherë te shtëpia e Dritanit. Pra, nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në "Facebook" dhe më është përgjigjur që e kisha thjesht shok dhe kaq. Prej sa kohësh ishin të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë? Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë Me kë jetonte Dritani? Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati çdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion për qind, kishin një raport sentimenta­l bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund t'i them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani? Jo, nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi, por pse nuk e di Familjarët e Dirtanit, si po e përjetojnë këtë ngjarje? Është një ngjarje që prek këdo ( qan), nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40- vjeçare, pavarësish­t...

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?

Jo, nuk kam asnjë lloj informacio­ni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdr­ejtë me Dritanin. Çfarë mund të ketë ndodhur atë natë? Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status... Marsida ishte shumë kontradikt­ore. Marsida, nëse je duke më dëgjuar trego të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në Prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecil­i mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?

Unë i vetmi apel që bëj është për Marsidën, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo çfarë po mbron, dakord Marsida?! Duhet të tregosh të vërtetën!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania