Panorama (Albania)

Dyshimet për trafik droge, lirohen tre skafistët vlonjatë

“Po transporto­nim benzinë, nuk kemi lidhje me 1.7 tonë kanabis”

-

GREQI – Tre nga katër skafistët shqiptarë të arrestuar me shumë bujë në Greqi, janë lënë të lirë. Tre të rinjtë nga Vlora kanë lënë një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh secili dhe do të hetohen në masën e sigurisë “Detyrim paraqitjej­e”. Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç, dhe Renato Dalipaj, 42 vjeç, u dyshuan në fillim si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria në Turqi dhe anasjellta­s. Por, nga provat e paraqitura në Gjykatë, Prokuroria nuk ishte në kanabis u sekuestrua­n nga autoritet greke, gjatë një operacioni që zgjati 5 ditë. Hetuesit fillimisht deklaruan se bëhej fjalë për një grup të strukturua­r kriminal dhe gomonet ishin nisur nga Vlora, për të transportu­ar kanabisin në Turqi. Më pas, gomonet do të ktheheshin në Shqipëri me rreth 150 kg heroinë, si pagesë për lëndën narkotike. gjendje të faktonte përfshirje­n e tyre. Në burg ka mbetur vetëm skafisti i katërt, të cilit iu zbulua dhe lënda narkotike e fshehur në një ishull. Avokati Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tij nuk e pranuan të kenë lidhje me grupin e trafikut ndërkombët­ar të drogës. Ata thanë se gomonia e tyre nuk ishte parapritës­e e gomones së dytë ku u kap 35- vjeçari shqiptar, që tregoi se ku ishte fshehur droga. Sipas avokatit, dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtari­së së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi. Vetë të dyshuarit u shprehen se po transporto­nin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara. Kjo sasi u gjet nga Policia në gomonen e tyre. Ndërkohë, 35- vjeçari Gjergji Xhezo, që ndodhet në burg, nuk ka pranuar se i njeh apo ka bashkëpunu­ar me tre bashkëkomb­ësit e tij. Prokurori vendosi për ta masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” 3 herë në muaj në komisariat­in e zonës, ndalim dalje nga Greqia dhe 10.000 euro garanci secilit. sh. d

 ??  ?? Momenti i arrestimit të tre skafistëve nga Policia greke
Momenti i arrestimit të tre skafistëve nga Policia greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania