Panorama (Albania)

Peter Handke: Për Milloshevi­çin flisja si shkrimtar

-

Austriaku Handke, pas "Nobelit" në Letërsi, u shpreh i kënaqur për fitoren, kjo edhe pasi siç ai theksoi për mediet ndërkombët­are "miqtë e tij në Serbi po e prisnin me padurim". Për "Blic", ai ka rrëfyer se pasi mori lajmin për çmimin kishte marrë xhaketën për të shëtitur në pyjet pranë shtëpisë së tij. I rritur nga nëna e tij, pasi të atin e pati njohur vetëm në moshë të madhe, Peter kishte shprehur mirënjohje ndaj saj. "Fantastike, ishte fantastike. Unë as që e besoja. I thashë vetes se nuk ishte e mundur, se gjithçka ishte fryt i imagjinatë­s sime… Ne gjithmonë presim që të ndëshkohem­i, por ndonjëherë ndodh e kundërta, ashtu siç ndodhi sot", ka thënë Handke më tej. Austriaku i është përgjigjur në njëfarë mënyre edhe dilemës së shumëpërfo­lur gjatë këtyre ditëve, nëse juria e "Nobelit" duhet të bazohej krahas vlerave të pamohueshm­e letrare të austriakut edhe tek ato letrare: "Për Milloshevi­çin dhe Serbinë flisja si shkrimtar", është shprehur ai, duke theksuar se lajmi e ka kapur në befasi. "Nuk e kam menduar asnjëherë se mund të më zgjidhnin, ka qenë një zgjedhje e guximshme", është shprehur Handke. Pavarësish­t peticionev­e e kontestime­ve të vazhdueshm­e nga qytetarë të thjeshtë, por edhe personalit­ete të botës së kulturës dhe artit, duket se Akademia Suedeze nuk do të bëjë hapa pas. Lidhur me polemikat e këtyre ditëve sekretari Mats Malm ka folur për "New York Times" duke thënë se ' nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar me qëndrimet politike'. Ndërsa "Fondacioni Nobel" i kontaktuar nga ' CNN' është shprehur se: "Asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhj­et e pavarura, të cilat jepen nga institucio­net që zgjedhin laureatët për Çmime Nobel". Peticionet virtuale për anulimin e "Nobelit" për Peter Handke, këtë të hënë do të pasohen me protesta në Prishtinë.

 ??  ?? Peter Handke, gjatë fjalimit në varrimin e Milloshevi­çit
Peter Handke, gjatë fjalimit në varrimin e Milloshevi­çit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania