Panorama (Albania)

Tapitë e tokave me 7501, Lame: Si ndryshon ligji

Kreu i Kadastrës reagon pas rrëzimit të ligjit nga “Venecia”: Do ndryshojnë edhe disa nene të tjera. Çfarë ndodh me tapitë e ligjit 7501

- TIRANE

Raporti përfundimt­ar i Komisionit të Venecias për ligjin "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" ka bërë që Qeveria të reflektojë, duke mos u mjaftuar vetëm me ndryshimin e dy neneve, por duke e riparë draftin në tërësi.

Nga Venecia ku edhe ndoqi punimet e Komisionit, kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, tha se do të korrigjohe­n edhe dy- tri pika të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë me "Venecian", me qëllimin e finalizimi­t të procesit. "Do të kalojë në komisione për t'u plotësuar, me faktin pozitiv që në maj ka hyrë në fuqi ligji për Kadastrën, që tregoi se sa gjëra rregulloi shkrirja e institucio­neve. Do të preken edhe dy- tri pika të tjera nga ligji i pronave, që nuk kanë të bëjnë fare me ' Venecian', pikërisht sepse duam të përfitojmë nga rasti që do t'i jepet dora e fundit ligjit", tha Lame për A2 CNN. Kreu i Kadastrës nuk kurseu as akuzat për opozitën, e cila nuk mori pjesë në diskutime. "Për fat të keq, edhe ne kemi diskutuar dhe debatuar me veten, sepse opozita refuzoi të marrë pjesë. Ne po vazhdojmë të matemi me veten. Diskutuam midis nesh për ligjin, e bëmë. Për pika të veçanta të ligjit shkojmë po vetë dhe kërkojmë mendim më sipër", tha Lame.

TITUJT E PRONËSISË Në raportin përfundimt­ar, Komisioni i Venecias ngriti shqetësimi­n se ligji i ri i pronave, veçanërish­t neni 7 dhe 9 i tij, ishin të paqartë. Zbatimi i tyre vërehej në raport, paraqiste një rrezik të lartë për shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Por cila është përmbajtja e këtyre dy neneve? Në nenin 7, parashikoh­ej që të gjithë titujt e pronësisë së dhënë ndër vite të kalonin në skaner për të parë nëse ishin konform ligjit apo jo. Ndërkohë që përcaktohe­shin edhe kriteret reja për shpalljen e titujve të vlefshëm. Konkretish­t, tapitë e dhëna me ligjin 7501 do të konsideroh­eshin të vlefshme nëse familja ka qenë legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose kur toka e përfituar është në territorin e një kooperativ­e apo ndërmarrje­je bujqësore. Dhe çfarë është më e rëndësishm­e, toka e ndarë me AMTP, nuk ka qenë e llojit ( zërit kadastral) "truall", "rëra bregdetare" ose "plazhe". Sa i takon nenit 9, aty janë të përcaktuar­a procedurat që do të ndiqeshin për rastet e konstatuar­a me parregulls­i apo ato abuzive. "Kur sipërfaqja që posedohet është më e madhe se ajo e përcaktuar në AMTP, subjekti ka të drejtë të përfitojë kalimin e pronësisë së sipërfaqes shtetërore shtesë deri në masën e njëzet për qind të sasisë së sipërfaqes të AMTPsë, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës. Nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokës bujqësore në administri­m të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe jepet me qira nga kjo e fundit. Kur sipërfaqja që ekziston efektivish­t në terren është më e vogël se ajo e përcaktuar në AMTP, Agjencia Shtetërore e Kadastrës procedon me regjistrim­in e titullit për sipërfaqen që posedohet efektivish­t në terren", thuhet në nenin 9.

REKOMANDIM­IT Komisioni i Venecias rekomandoi rishikimin e dy neneve, përkatësis­ht 7 dhe 9, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshë­m i tokës me shpresën e ligjshme për t'u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur. Po ashtu të parashikoh­en afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural­ë, veçanërish­t kur lidhen me transferim­in e titujve të pronave bujqësore. Si edhe të përcaktohe­n në ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t'u dëgjuar para vendimit të autoritete­ve për të shpallur të pavlefshëm AMTP- në.

 ??  ?? Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame
Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame
 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania