Panorama (Albania)

Negociatat, Merkel do tentojë të bindë Macron për votën e Shqipërisë. Rama: S’jam optimist

BASHA: ASNJE POLITIKAN APO FIGURE E KRIMIT S’ESHTE PERBALLE DREJTESISE

-

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të tentojë të bindë sot Presidenti­n francez Emmanuel Macron për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatav­e.

Agjencia e lajmeve gjermane “DPA” në një shkrim publikuar online shkruan se Kancelarja gjermane Angela Merkel do të përpiqet të bindë Presidenti­n e Francës Macron të heqë dorë nga vetoja e tij për Maqedoninë dhe Shqipërinë në lidhje me procesin e tyre të anëtarësim­it në BE. Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton gjithashtu se “Franca synon të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor”. Kjo u raportua gjithashtu nga “Reuters” dy ditë më parë, dhe “ndoshta do të shfaqet si një çështje diskutimi gjatë një takimi të planifikua­r midis Merkel dhe Macron të dielën, përpara mbledhjes së Këshillit Evropian javën e ardhshme”, shkruan DPA. Agjencia gjermane citon gjithashtu një diplomat evropian, të cilin nuk e identifiko­n në Bruksel, i cili thotë se “shpreson që Parisi të rikonsider­ojë vendimin e tij dhe nuk do të mbetet e vetmja që mendon kështu për këtë çështje”. “Gjermania miratoi hapjen e bisedimeve të pranimit me të dyja vendet në tetor, ndërsa Holanda dhe Danimarka janë dakord vetëm për Maqedoninë që të fillojë bisedimet. Vendet e tjera shihen si kryesisht pozitive për Maqedoninë dhe Shqipërinë, me një vërejtje që Greqia dhe Bullgaria nuk duan të shohin që të dyja shtetet të ndahen në këtë proces”, shkruan me tej DPA. Sakaq, në një shkrim botuar të shtunën e kaluar, “Reuters” raportonte se “nëse ministrat e BE nuk arrijnë të bien dakord përsëri, çështja mund të diskutohet në samitin e liderëve kombëtarë më 1718 tetor në Bruksel”. “Atëherë do të ishte në dorën e Angela Merkel që të bindte Macronin, nëse është e mundur”, tha një diplomat i lartë për “Reuters”. Pak javë më parë, Kancelarja Merkel arriti të bindë shumicën në Bundestag për t’i thënë “Po” hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, duke argumentua­r se përse vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetues­e dhe Gjykatë të Lartë. Merkel i ka konsiderua­r si zbrazje të gjyqësorit nga gjyqtarët e korruptuar, përmes procesit të vetingut, duke kërkuar nga deputetët gjermanë që kjo të shihet si sukses dhe jo si dështim i Reformës në Drejtësi. Megjithatë, Bundestagu vendosi dy kushte imediate për Shqipërinë, ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë dhe përfundimi­n e Reformës Zgjedhore, ndërsa 7 kushte të tjera Shqipëria duhet t’i plotësojë gjatë periudhës së negocimit me Bashkimin Europian.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KESHILLI I MINISTRAVE TE BE
KESHILLI I MINISTRAVE TE BE
 ??  ?? Merkel e Macron
Merkel e Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania