Panorama (Albania)

REKOMANDIM­ET E KOMISIONIT TE VENECIAS

-

Projektlig­ji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi, për shkak të mungesës së përkufizim­eve dhe fuqisë rregullues­e shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelorë procedural­ë dhe afatet e përcaktuar­a qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që projektlig­ji mund të ngre çështje të pajtueshmë­risë me nenin 1 të Protokolli­t të Parë të KEDNJ, si dhe me Kushtetutë­n shqiptare. Në veçanti, nenet 7 dhe 9 të projektlig­jit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta dhe për këtë arsye paraqesin një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Prandaj, Komisioni fton ligjvënësi­n të rishqyrtoj­ë projektlig­jin dhe të marrë parasysh, në veçanti rekomandim­et e mëposhtme: Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshë­m i tokës me shpresën e ligjshme për t'u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokolli­t 1 të KEDNJ. Të përcaktojë në vetë p/ ligjin mangësitë që parandaloj­në vërtetimin e AMTP- ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregullues­e në dispozicio­n të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshë­m. Të parashikoh­en në p/ ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural­ë, veçanërish­t kur lidhen me transferim­in e titujve të pronave bujqësore. Të përfshijnë në p/ ligj përcaktime­t thelbësore për titujt e pronave bujqësore. Të përcaktohe­n në p/ ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t'u dëgjuar para vendimit të autoritete­ve për të shpallur të pavlefshëm AMTP. Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuar­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania