Panorama (Albania)

PROVAT E SEKUESTRUA­RA

-

1. Një armë zjarri, automatik "Kallashnik­ov", model 56, kalibri 7.62 mm 2. 12 gëzhoja metalike, në formë cilindrike, me ngjyrë bronzi, me markerimin G. F. L, 9 mm LUGER 3. 4 gëzhoja metalike në formë cilindrike, me ngjyrë bronzi, me markerim MAXXETECH, 9 mm LUGER 4. Një gëzhojë metalike formë shishe, me ngjyrë bakri, me markerim 71- 64 5. Një krehër fishekës automatiku me 27 copë fishekë, model 56, kalibri 7.62 mm 6. 11 kanaçe birre 7. Një predhë me majë të rrumbullak­ët, pak e deformuar, një predhë me majë të rrumbullak­ët e plotë, 3 predha të deformuara, 3 copa metalike si ato të bërthamave të plumbit, 6 copa metalike si ato të këmishave të predhave 8. Një shishe plastike me ngjyrë blu, pa tapë, e mbyllur me letër alumini, e shpuar në njërën anë dhe ka të vendosur një pipë plastike me ngjyrë të verdhë, e izoluar me letër alumini, brenda së cilës gjendet një lëndë e lëngshme 9. Një spaletë grade "Komisar", me dy yje, me ngjyrë të zezë, si uniforma e Policisë së Burgjeve, në pjesën këndore është e dëmtuar me shpërthim me kanal, me përmasa 6x1 cm 10. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në rrobat e viktimës u gjetën 3 paketa cigaresh, një çakmak, një celular "iPhone" 11. Në ambientet e Spitalit të Kavajës u sekuestrua arma e zjarrit tip "Glock", kalibri 9 mm, me djep luajtës të tërhequr mbrapa dhe në folenë e daljes së gëzhojës gjendet e ngecur një gëzhojë ngjyrë bronzi, me kapsollë të goditur dhe me krehër pa fishekë. Automjeti tip "Peugeot", me targë AV 219 TVV, ngjyrë gri, së bashku me dokumentet e mjetit dhe çelësat dhe një kuti ngjyrë vishnje, brenda së cilës në një letër plastike me ndarje, gjenden 8 fishekë të kalibrit LUGER GEL.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania