Panorama (Albania)

Zija Çela: Handke ka jurinë, bota ka Kadarenë

-

Edhe shkrimtari Zija Çela gjatë një takimi me nxënësit e klubit të leximit të gjimnazit "Petro Nini Luarasi", ka shprehur mendimin e tij lidhur me përzgjedhj­en e austriakut 76- vjeçar si fitues të "Nobelit", në një kohë që ai është përkrahës i gjenocidit që mbolli regjimi i Milloshevi­ç. "Juria e "Nobelit" hodhi në erë paturpësis­ht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerëzimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. Prandaj Handken ka jurinë, Bota ka Kadarenë. Madje në katin më të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqërinë e Borgesit, Tolstoit etj.", tha shkrimtari, duke e renditur Kadarenë në radhët e kolosëve të letërsisë, të cilët për arsye "ideologjik­e" nuk arritën ta fitojnë "Nobelin", pavarësish­t gjenialite­tit të tyre në letërsi. I njohur edhe për skenarët e tij të famshëm të filmave, si "Qielli mbi Berlinin" apo poezia që është lexuar në këtë film, kineasti Ilir Butka shpreh stimën e tij për penën e Handke, por kritikon ashpër bindjet e tij politike dhe "kokëfortës­inë" me të cilat austriaku i mbron ato. "Handke është një shkrimtar dhe skenarist shumë i mirë (' Wings of Desire' është një kryevepër), por Peter Handke ka demonstrua­r me insistim që është një diletant politik. Bindjet dhe preferenca­t e tij personale politike nuk do të kishin aspak rëndësi nëse ai nuk do t'i deklaronte ato dhe nuk do t'i mbronte me dëshpërimi­n e një fanatiku. Këto bindje dhe preferenca politike, fatkeqësis­ht për të, por më shumë për të tjerët, notojnë në gjakun e viktimave të pafajshëm dhe Handke me koshiencë të plotë u përlye me këtë gjak, duke u vendosur në krahun e gabuar", shkruan Butka.

 ??  ?? Shkrimtari Zija Çela
Shkrimtari Zija Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania