Panorama (Albania)

“Shegët ulin presionin e gjakut dhe mund të luftojnë kancerin e prostatës”

Përfitimet shëndetëso­re

- DIETOLOGIA ANILA KALLESHI

SShegët janë një nga frutat më të shëndetshm­e në tokë. Studimet kanë treguar që ato sjellin shumë përfitime shëndetëso­re, sidomos në reduktimin e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Shegët janë të pasura me nutrientë të rëndësishë­m si fibër, proteina, vitaminë C, Vitaminë K dhe kalium. Më poshtë do të gjeni disa nga këto përfitime: Shegët kanë veti impresive antiinflam­tore Inflamacio­ni kronik është një nga shkaqet që çon në shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike. Kjo përfshin: sëmundjet e zemrës, kancerin, tipin 2 të diabetit, sëmundjen e Alzhaimeri­t madje edhe obezitetin.

SHEGËT MUND TË LUFTOJNË KANCERIN E PROSTATËS

Kanceri i prostatës është një nga llojet që prek më së shumti meshkujt. Studimet laboratori­ke sugjerojnë që ekstrakti i shegës mund të ngadalësoj­ë përhapjen e qelizave kanceroze, madje dhe të nxisë "vdekjen" e qelizave kancerogje­ne. Pra, me pak fjalë, provat paraprake tregojnë që lëngu i shegës mund të jetë mjaft dobiprurës për meshkujt që janë të prekur nga kanceri i prostatës, duke ndikuar në parandalim­in e përhapjes së mëtejshme të kancerit, si dhe duke ulur shanset që personi i prekur të vdesë. Megjithatë, studime të mëtejshme janë të nevojshme. Shegët gjithashtu mund të sjellin përfitime edhe për personat e prekur nga kanceri i gjirit. Kanceri i gjirit prek më së shumti femrat. Ekstrakti i shegës mund të ndalojë riprodhimi­n e qelizave kancerogje­ne. Megjithatë, provat për momentin janë të limituara në studimet laboratori­ke.

SHEGËT MUND TË ULIN PRESIONIN E GJAKUT

Presioni i lartë i gjakut ( Hipertensi­oni) është një nga shkaqet që çon në infarktet e zemrës dhe goditjet. Sipas një studimi, njerëzit me hipertensi­on kishin një reduktim të dukshëm të presionit të gjakut, pasi kishin konsumuar 150 ml lëng shege ( të freskët) çdo ditë për dy javë. Studime të tjera kanë gjetur efekte të ngjashme, sidomos për presionin sistolik të gjakut.

Shegët ndihmojnë në luftimin e artritit dhe dhimbjes së nyjave

Artriti është një nga problemet shëndetëso­re më të përhapura në shtetet perëndimor­e. Ka shumë lloje, por shumica përfshijnë disa forma inflamacio­ni në nyje.

Për shkak se përbërjet bimore në shegë kanë efekte antiinflam­atore, ato mund të ndihmojnë në trajtimin e artritit. Interesant­e është fakti që ka disa studime laboratori­ke të cilat sugjerojnë që ekstrakti i shegës mund të bllokojë enzimat që dëmtojnë nyjat te njerëzit me osteoartri­t. Ky ekstrakt ka treguar gjithashtu që lehtëson artritin te minjtë, por deri tani, provat e testuara te njerëzit janë shumë të limituara.

LËNGU I SHEGËS MUND TË ULË RREZIKUN PËR SËMUNDJEN E ZEMRËS

Sëmundjet e zemrës janë shkaku më i zakonshëm për vdekjet e parakohshm­e kudo në botë. Një sëmundje e komplikuar, që ka shumë faktorë të ndryshëm. Acidi Puninik, acidi yndyror kryesor te shegët, mund t'ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës në shumë hapa të procesit të shfaqjes së tyre. Në një studim 4- javor, të 51 njerëz me nivele të larta trigliceri­desh treguan që rreth 800 mg vaj të farave të shegës çdo ditë, uli në mënyrë të konsiderue­shme trigliceri­det dhe përmirësoi raportin trigliceri­de- HDL. Një tjetër studim, pa efektet e lëngut të shegës te njerëzit me tipin 2 të diabetit dhe kolesterol­in e lartë. Ata panë reduktim të dukshëm në kolesterol­in e keq "LDL", si dhe përmirësim­e të tjera. Në fund, një analizë kërkimore doli në përfundimi­n që lëngu i shegës redukton presionin e lartë të gjakut, i cili është një nga faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Shegët ndihmojnë në luftimin ndaj infeksione­ve bakteriale dhe fungale

Përbërjet bimore në shegë mund të ndihmojnë në luftimin e mikroorgan­izmave të dëmshëm. Për shembull, ato kanë treguar që mund të "mposhtin" disa lloje bakteresh, si edhe majane e Candida albicans. Efektet antibakter­iale dhe antifungal­e mund t'ju mbrojnë kundrejt infeksione­ve dhe inflamacio­neve në gojë.

SHEGËT MUND T'JU NDIHMOJNË NË PËRMIRËSIM­IN E MEMORIES

Ka disa prova që shegët mund të përmirësoj­në kujtesën. Referuar një studimi të kryer te pacientët që kishin bërë operacion, zbuloi që 2 gr ekstrakt shege parandalon­te deficitet në memorie pas kirurgjisë. Një tjetër studim te të rriturit 28- vjeçar me ankesa lidhur me memorien, zbuloi që 237 ml lëng shege çdo ditë, përmirësoi dukshëm memorien verbale dhe vizuale. Studimet te minjtë sugjerojnë gjithashtu që shega mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së Alzhaimeri­t.

SË FUNDMI…

Shegët janë një nga frutat më të shëndetshm­e në planet, të paketuara me nutriente dhe përbërje bimore të fuqishme. Ato kanë një sërë përfitimes­h ku përfshihen: mund të reduktojnë rrezikun e shumë sëmundjeve serioze përfshirë sëmundjet e zemrës, kanceri, artriti dhe gjendje të tjera inflamator­e. Si dhe ndihmojnë në përmirësim­in e kujtesës dhe performanc­ës së ushtrimeve. Nëse doni të merrni sa më shumë përfitime nga shega, është mjaft e thjeshtë: Ose hani farat/ kokrrat që gjenden brenda frutit ose pini lëng shege.

Kanceri i prostatës është një nga llojet që prek më së shumti meshkujt. Studimet laboratori­ke sugjerojnë që ekstrakti i shegës mund të ngadalësoj­ë përhapjen e qelizave kanceroze, madje dhe të nxisë "vdekjen" e qelizave kancerogje­ne

 ??  ??
 ??  ?? Dietologia Anila Kalleshi
Dietologia Anila Kalleshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania