Panorama (Albania)

ISHP: Kanceri i gjirit, ekzaminime­t që duhen bërë

Muaji i ndërgjegjë­simit

-

Tetori, në të gjithë botën, është muaji i ndërgjegjë­simit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjë­simit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombët­are që synon të shpërndajë informacio­n dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithës­isht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja.

VETËKONTRO­LLI MUJOR I GJIRIT

Vetëkontro­lli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotullues­e me dorë kontrolloh­en me radhë gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontro­lli i gjirit rekomandoh­et të bëhet 1 herë në muaj, që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatsh­me është disa ditë pas menstruaci­oneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit.

EKZAMINIMI KLINIK I GJIRIT

Ekzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandoh­et të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

MAMOGRAFIA

Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte më e përshtatsh­me që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p. sh. 3- 4 ditë pas menstruaci­oneve.

Rezultati i mamografis­ë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohe­t të kenë filmat e tyre me vete, për t'i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervalev­e kohore të rekomandua­ra. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi te tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshm­e dhe jo vetëm një herë.

Nëse mamografia është e parregullt, nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun, për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju dhe se kur duhet ta bëni atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania