Panorama (Albania)

Zbulohet drafti për Këshillin Europian: Të hapen negociatat me kushte për Shqipërinë

NGA SPAK TE REFORMA ZGJEDHORE, 7 KUSHTET DERI NE QERSHOR 2020

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, i kujtoi dje Tiranës zyrtare se integrimi i Shqipërisë kalon nga mbrojtja e pakicave, ndërsa përmend si të tilla pronat e Himarës.

Në një intervistë për gazetën "Kathimerin­i" të së dielës, ministri i Jashtëm grek ripërsërit­i se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të mbështetur fillimin e negociatav­e me BE- në, janë të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri. "Flasim ndershmëri­sht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitet­it dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimi­n e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të Himarës të mos jenë objekt që duhet mbrojtur", ka deklaruar kryediplom­ati grek. Sipas tij, Greqia tashmë është rikthyer dhe ka për të luajtur një rol të madh dhe pozitiv në Ballkan, duke ndihmuar partnerët e saj në BE, Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat janë jashtë Shengenit dhe dëshirojnë të anëtarësoh­en. Por edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor, Dhendias ka thënë se Greqia duhet të luajë një rol udhëheqës dhe stabilizue­s, në mënyrë që ky rajon të mund të fitojë një perspektiv­ë europiane duke ushtruar edhe ndikimin e saj pozitiv, pasi, edhe pse Greqia ka qenë në krizë ekonomike, tashmë ajo është rimëkëmbur dhe PBB i saj është shumë më i madh se i disa vendeve ballkanike së bashku. I pyetur edhe për Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se qeveria e Shkupit duhet të respektojë detyrimet nga Marrëveshj­a e Prespës në mënyrë rigoroze dhe precize.

MITSOTAKIS

Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh pak ditë më parë kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Duket se minoriteti grek në Shqipëri është bërë pengesë për të marrë votën pro të Greqisë për hapjen e negociatav­e. Gjatë fjalës së tij të parë si Kryeminist­ër i Greqisë në ceremoninë e inaugurimi­t të Panairit të 84- t Ndërkombët­ar të Selanikut, Mitsotakis tha se pret të shohë hapa konkretë nga qeveria e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri. "Greqia nuk do ta miratojë hapjen e negociatav­e anëtarësue­se të Shqipërisë në BE në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskrimini­mit ndaj minoriteti­t etnik grek", ka deklaruar Mitsotakis ndër të tjera. Mediat greke njoftojnë për kontakte të vazhdueshm­e të përfaqësue­sve të minoriteti­t grek në Shqipëri me Kryeminist­rin e ri të Greqisë, kryesisht kreun e PBDNJ- së dhe drejtues të shoqatës OMONIA. Kreu i qeverisë greke ka theksuar se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me Presidenti­n francez, Makron, Kryeminist­rin holandez, Route, dhe Kancelaren gjermane, Merkel. "Jam plotësisht i qartë në këtë çështje, ia kam transmetua­r edhe Presidenti­t Makron, edhe Kryeminist­rit holandez Route, edhe Kancelares Merkel, pasi priten bisedime në Këshillin Europian në tetor. Nuk jemi atje ende. Do të duhet të shohim ndryshime me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoriteti­t kombëtar grek", u shpreh Mitsokatis. Në takimin e parë me Kryeminist­rin grek Mitsotakis në Nju Jork, Kryeminist­ri Rama e cilësoi si një bashkëbise­dim të hapur. "OKB, Nju Jork - Me kryeminist­rin e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis. Prezantim miqësor dhe bashkëbise­dim i hapur", shkruante Rama. Por kanë qenë mediat greke që kanë zbardhur qëndrimin e Kryeminist­rit Mitsotakis në këtë takim, në lidhje me vendimin për hapjen e negociatav­e mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. "Në veçanti, z. Mitsotakis theksoi çështjen e vetëvendos­jes dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri", theksonte "Protothema".

 ??  ?? Këshilli Europian
Këshilli Europian
 ??  ?? Mbledhje e Këshillit të Ministrave të BE
Mbledhje e Këshillit të Ministrave të BE
 ??  ?? Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania