Panorama (Albania)

Shqipëria si problem për Europën e sistemit dhe të antisistem­it

- FATOS LUBONJA

Edi Rama nuk resht së deklaruari, në mënyrën më sipërfaqës­ore, se shkaku i mospranimi­t të hapjes së negociatav­e qëndron te problemet e Europës, te rritja e partive antievropi­aniste, jo te ne. Them se Kryeminist­rit i duhen drejtuar disa pyetje për ta thelluar sadopak këtë pohim, të tilla si: Cilët janë problemet brenda Evropës? Nga çfarë burojnë ato? A kanë ndonjë lidhje me problemet tona? A i rëndojmë ne, me hyrjen në BE, këto probleme apo jo?

Mendoj se kur flasim për problemet brenda Europës, duhet të dallojmë dy kategori syresh: ato të Evropës së sistemit dhe ato të Evropës antisistem, që ndërthuren me njëri- tjetrin duke pasur një nga pikat e nxehta të ndërthurje­s pikërisht debatin e zgjerimit apo jo të BE- së me vende si Shqipëria. Le t'i analizojmë shkurt këto dy kategori problemesh të Evropës.

Europa e sistemit ka sot një nga problemet kryesore faktin që jo të gjitha vendet evropiane rezultojnë njëlloj të suksesshme brenda sistemit. Ka vende si Gjermania që janë shumë më të suksesshme se vende si Greqia apo edhe Italia që kanë probleme me borxhin, evazionin fiskal me të famshmin "spread" etj.. Pakënaqësi­të e këtyre diferencav­e janë amplifikua­r shumë edhe nga futja në BE e dhjetë vendeve të tjera, ndër të cilat 8 prej ish- Lindjes, sepse vendet kryesore japin më shumë sesa marrin nga bashkësia evropiane. Kjo ka bërë të flitet për Europën me dy shpejtësi, për një Europë të Veriut dhe një të Jugut apo, së fundi, për një Europë që, sipas Makronit, duhet të ngulmojë në forcimin brenda vetes përpara zgjerimit.

Një kategori tjetër problemesh janë ato që i gjen në argumentet antisistem të sovranistë­ve, sipas të cilëve, globalizmi dhe neoliberiz­mi i Europës së sistemit ka krijuar një polarizim të paparë midis një pakice që dikton politikat dhe një shumice që i pëson këto politika. Popujt evropianë, duke u ndierë gjithnjë e më të tradhtuar nga elitat politike, kulturore, mediatike, nacionale por edhe nga i ashtuquajt­uri projekt evropian, që sipas tyre bën lojën e oligarkive nacionale dhe multinacio­nale, gjithnjë e më shumë po u drejtohen sovranistë­ve. Ata të djathtë u ofrojnë si zgjidhje nacionaliz­min të kombinuar me politika sociale ( Le Pain, Kazinskij) apo liberiste ( Trump, Salvini); sovranistë­t e majtë u thonë se arritjet sociale që kanë pasur vendet evropiane deri në rënien e murit të Berlinit mund të rifitohen vetëm me rimarrjen e sovranitet­in nga Evropa e bankave dhe oligarkive financiare ( pak a shumë qëndrimi i Jeremy Corbyn në Britani, një pjesë e Cinque Stelle në Itali etj.).

Sikurse dihet, ndeshja midis këtyre dy Europave po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi sovranistë­t po fitojnë shumë terren në opinionin publik, ndërkohë që Evropa e sistemit po bëhet gjithnjë e më zhgënjyese, si në nivele kombëtare ashtu edhe të BEsë.

Nuk është vështirë të kuptohet se Shqipëria përbën një problem për të dyja këto Evropa. Për Evropën e sistemit, ajo është problem për shkak të gjendjes së saj ekonomike, mungesës së shtetit të së drejtës, të një tregu vërtet të lirë, të një demokracie të konsolidua­r, çka po i jep udhë një autoritari­zmi në rritje kombinuar me politika nacionalis­te, korrupsion­in, krimin e organizuar. Edhe sovranistë­t i ndajnë një pjesë të këtyre shqetësime­ve, por ata kanë edhe të tjera. Ata i akuzojnë neoliberal­ët e djathtë dhe të majtë evropianis­të se u intereson vetëm individi krah pune sa më i lirë, individi mall, atom dhe jo individi që i përket një komuniteti, një historie ( sipas të djathtëve) apo individi që kërkon të ndërtojë një shoqëri më të barabartë ku cilësia e marrëdhëni­eve njerëzore, kuptimi i jetës përtej pasurimit janë vlerat kryesore ( të majtët). Sipas tyre, për të pasur sa më pak pengesa komunitare apo sociale, ata favorizojn­ë edhe emigracion­in, i cili është burim problemesh të mëdha të punësimit, nivelit të pagave, identiteti­t kulturor, sigurisë. Prandaj ata janë shumë më të ashpër në qëndrimin ndaj emigracion­it. E pra, një Shqipëri kampione ndër vendet e Evropës për sa i përket fluksit emigrues, nuk mund të mos jetë në shënjestrë­n e tyre, siç ishte së fundmi në Francë. Jo vetëm, por shqiptarët shtojnë ndjenjën e pasigurisë në popullatat vendase ( temë kjo shumë e rëndësishm­e për sovranistë­t e djathtë), për shkak se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë që emigrojnë, nuk integrohen në sistem, por merren me krim.

Të ndodhur përpara këtij presioni në rritje, Evropa e sistemit ndjen nevojën të mbrohet nga ofensiva antisistem. Dhe është e qartë se një nga këto mbrojtje është edhe shtyrja e hapjes së negociatav­e për të pranuar në BE vende gjeneruese të këtyre problemeve si Shqipëria.

Megjithatë, paradoksal­isht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t'i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistem­it. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor ( edhe si treg e vend investimes­h), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimi­sht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.

E pra, të thuash se Evropën e detyrojnë të shtyjë negociatat problemet që ka brenda vetes, pa lidhje me problemet tona, është si të marrësh një pjesë të "puzzle"- it dhe ta shesësh si e tërë pamja e tij. E vërteta është se ne jemi pjesë e rëndësishm­e dhe jo vetëm pasojë e problemeve të Europës aq sa, nëse një ditë projekti evropian do të dështojë, historianë­t do t'ia atribuojnë këtë edhe gabimeve të zgjerimit me vende si i yni. Të mos njohësh këtë përgjegjës­i historike, morale, politike, duke akuzuar Evropën e sistemit që, në fakt, për interesat e veta, po bën shumë më tepër se ç'meritojmë, do të thotë të vazhdosh të bësh një demagogji banale. Dhe s'ka se si të jetë ndryshe me këtë Kryeminist­ër dhe sivëllezër­it e tij, që atë që thonë ditën, e zhbëjnë me punët e natës. Sepse nëse ka ndonjë gjë që ata i tmerron, është pikërisht një Shqipëri e modelit europian të shtetit të së drejtës, e cila do t'u hiqte atyre pushtetin dhe paratë që i kanë fituar dhe vazhdojnë t'i fitojnë me punët e natës.

Megjithatë, paradoksal­isht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t'i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistem­it. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor ( edhe si treg e vend investimes­h), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimi­sht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania